Sezoni turistik/ 1700 punojs policie në plazh dhe në bjeshkë

0
176

Policia e Shtetit disa ditë më parë prezantoi planin e saj të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, që kanë nisur të zbatohen tashmë në terren.Tashmë, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në të gjithë territorin e vendit, aty ku janë dhe pikat më të frekuentuara nga turistët janë dislokuar më shumë se 1700 efektivë policie.Objektivi i këtyre masave është siguria e pushuesve si dhe mbarëvajtja e plotë e pa inicidente e sezonit turistik.Nga dje, shërbimet e Policisë kanë filluar patrullimin me biçikleta në plazhe, për të qenë më pranë pushuesve dhe më fleksibël, me qëllim përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale.

REVISTA FJALA ESHTE PER JU

“Ndërkaq, efektivët e Njësisë Policore Detare do të patrullojnë në det, përgjatë gjithë vijës bregdetare, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, deri në përfundim të sezonit. Kjo njësi do të koordinojë veprimet me punonjësit e Policisë me biçikleta nga toka, dhe me punonjës policie të tjerë të caktuar për të monitoruar vijën bregdetare nga toka, me qëllim që për cilindo që do të tentojë të cenojë perimetrin e sigurisë së pushuesve në plazhe, do të njoftohen patrullat e Njësisë Policore Detare të cilat do të ndërhyjnë për të bllokuar mjetet lundruese dhe për të ndëshkuar pronarët dhe administratorët e tyre, sipas ligjit”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, për garantimin e rendit dhe sigurisë në zona malore, janë planifikuar shërbime shtesë të Policisë, në zonat turistike: Theth, Valbonë, Lurë, Voskopojë dhe Dardhë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.