
Sytki Ndrecaj nuk është thjeshtë një zyrtar i Bashkisë M.Madhe, ku mban postin e z/vëndëskryetarit, por realisht dhe një i apasionuar pas artit dhe letersisë. Këtë nuk e tregon vetëm kur organizohen promovime librash të autorve vëndas , siç ishte bije fjala para pak ditësh takimi me poetin Gjeke Marinaj, por edhe si një lexues e vlersues i botimeve.ja çfar shkruan Sytki Ndrecaj për botimin e shkrimtarit të mirëhur Marash Gilaj:

Libri ka një specifikë të veçantë ku dëshira për ta lexuar është në sinkron me gjetjen patjetër të kohës së duhur, ndaj dhe e prita me kënaqësi të madhe këtë botim të ardhur shumë miqësisht.
Komunikimi në vetvete por dhe me njerëzit në përmbajtje e në formë është një stil i veçantë i sjellur për lexuesit nga shkrimtari malësorë e miku im Marash Gilaj nëpërmjet librit mjaft tërheqës me titull sa parimorë aq edhe të thjeshtë “Komunikimi me njerëzit nuk është një fjalë goje” i cili ka bërë një ndërthurje mes:

#Esesë, ku nevoja për komunikim vjen nëpërmjet fjalës, dëgjimit e heshtjes;
#Publicistikës duke marrë në analizë ngjarjet e situatat politike të kohëve të fundit në vend;
#Poezisë ku shpërndan dritë mes njerëzve të ndershëm, buzëqeshjes dhe diturisë;
Tregimeve me dy të tilla në format bindës.
E ku si qërshia mbi tortë qëndron hijshëm #Parathënia nga publicisti e studiusi i njohur malësorë e më gjërë miku ynë Ndue Bacaj.