Për Kupë / Ndeshja Vllaznia – flamurtari më “lirë ” se falë, pa bileta

0
97
Ka startuar  në ora 14:00 në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Flamurtari.  deri me tani   me rrjeta te pa prekuraHyrja falas, pa bileta. Formacioni dhe arbitrat e ndeshjes
Vllaznia-Flamurtari, vlerësohet si dueli më i rëndësishëm i ndeshjeve të kthimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida në fjalë, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 14:00. Vllaznia, me objektiv përmbysjen e disavantazhit të ndeshjes së parë të luajtur në Vlorë dhe kualifikimin në turine dytë, 2-1. Ndërkohë, që edhe miqtë synojnë për të ruajtur avantazhin e ndeshjes së parë, në mënyrë që të jenë ato që shkojnë në turin e dytë.
Të dyja skuadrat kundërshtarë tashmë kanë mbërritur në mjediset e “Loro Boriçit” dhe po përgatiten për dalë në nxemje. Ndonëse akoma nuk janë dorëzuar zyrtarisht formacionet nga stafet përkatëse, në kampin kuqeblu mësohet se do të ketë ndryshime nga ndeshjet e mëparshme, qoftë në formacion, por edhe në skemën e lojës.
Ajo që është e sigurtë ka të bëjë me mungesën e pesë lojtarëve titullarë, si Latifi, Hakaj, Boshnjaku, Heriç, të cilëve në momentet e fundit i është bashkuar edhe kuksiani Jonuzi, futbollistë këto që kanë shfaqur shqetësime dëmtimesh.
Qarri në portë, Gurishta, Shehi, Juriç, Bulatoviç, Kruja, Marku, Alivoda, Mala, Ardit Hoxhaj, Vulaj, Kaina. Ky është formacioni që pritet të aktivizojë trajneri Mirel Josa për këtë ndeshje.
Ndërkohë, janë caktuar edhe arbitrat e kësaj ndeshje, ku kryesor do të jetë Adrian Beqiraj i kolegjumit të Tiranës, duke pasur si ndihmës anësorë, Ani Koçiaj(Tiranë) dhe Rexhep Muzhaqi(Elbasan). Arbiter i katërt do të jete Silvio Dyrmishi po nga Elbasani. Laçiani Sokol Çekaj është në rolin e vëzhguesit të ndeshejs, ndërsa Petrit Haxhiaj, delegat i Federates Shqiptare te Futbollit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.