30 VJET I NJËJTI “LESH”…

0
167
VEBI KURTAJ  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Hallexhinjtë mundimqarë,
Dimri i ftohtë, muret e gurta,
Bëhet fjalë, kohë më parë,
Kanë lanë mrapa fjalë të urta…
Sikurë thirrnin: -o nevojë!
Halli, i bënte të dijshëm,
-Ajo, u përgjigjej: -hojë!
-Me ndihmo të beleshtisem!
Gjyshet tona në nevojë,
I ç’bënin xhupat e lanun,
E rithurnin, i jepnin bojë,
Me dalë nji, ma i mëkamun.
Bukur na rrinte në shtat,
Por s’vononte, i dilte boja,
Çdo ditë bëhej ma bajat,
Eh, kush paska qenë nevoja?!
Si politikanët tanë,
Pe i djegur, ç’bëjë e ngjesh,
Një herë s’e humben davanë,
30 vjet i njëjti “lesh”…Dorëzimi i Shkodrës”, një kino-koncert me filmimin e 1913 - Gazeta Shqiptare Online

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.