JETË SHKODRANE

0
155
Robert PRENNUSHI
Në bisedën telefonike të para pak ditëve me Anton Benussin, mbasi bamë informacionin politik, na takoi ‘me marrë nëpër gojë’ edhe librin e fundit që kishim lexue e që rastësisht ishte i njejti: romani ‘Jetë Shkodrane’, i shkrimtarit Cuk Simoni. (Botue nga Institutit i Studimeve Albanologjike Shêjzat –Pleiades dhe familja Simoni; me nji Parathanie mjaft shterruese të Prof. A. Ndrecës: ‘Cuk Simoni lavrues i përvujtë i letrave shqipe’).
Ky shkrim asht, në fakt, përshtypja jonë për këte vepër.May be an image of 1 person and indoor
Emni i Cuk Simonit nuk ishte i panjohun për ne, edhe si person, mbasi edhe e njihnim si baba i Cinit e Gjonit, shokëve tanë të fëminisë. Por ne e shikonim atë burrë të hajthmë gjithnji me nderim të veçantë, kryesisht se ishte ai që na kishte prue ‘Pinokun’ e Colodit me luejtë me ne kur ishim fëmijë. Na kishte sjellë atë personazh që u ba shqiptar, u ba shkodran sa “me të pasë lezet shpirti me folë me te”, (si pat shkrue Don Lazër Shantoja për atë përkthim).
Me këtë frymë e lexuem romanin ‘Jetë shkodrane’ dhe falënderuem Shêjzat për këte botim.
Sidomos për ne, (brezin e tretë a po të katërt, si po i thonë), që udhëtimet për Shkodër po bahen gjithnji ma të ralla, leximi i këti romani ishte vertetë nji udhëtim “low cost” në qytetin e lindjes, madje edhe në Shkodren e rinisë së prindve tanë. Tregimet e tyne që po vagëlloheshin, na u ripertrinë.
Zakonisht shkrimtarët i japin randësi hymjes dhe mbylljes së vepres. E ne shpesh vërejmë se aty gjendet dhe shtysa kryesore që i ka ba ata të shkruejnë për atë që nuk mund ta mbanin ma të ndryeme në shpirtin e tyne.
“Veçse tash qi u mbrrijt deri këtu [fundi], po kujtohemi se u shtyeme pak tepër tue theksue cilsinat e heroinës sonë,[Maria] cilsina të nalta e të vlefshme sa të duesh, por qi nuk i përshtaten ndoshta qëllimit të këtij punimit, qi don me kenë nji roman folklorik e jo tjetër”, shkruen autori në faqen e fundit.Jete Shkodrane-Adrion LTD
E në pak reshta që i mbeten, në atë faqe, edhe pse kishin kalue shumë vite, përshkruen përsëri bukurinë shpirtnore e fizike të heroinës së romanit; bukurinë e thejshtësinë e asaj vajze që në rininë e saj e kishin dashtë për nuse djemtë ma në za të Shkodres…
Por t’ja lamë lexuesit ta zbulojnë këte dramë. Romani nuk asht pra ‘folkorik’. Vertetë vepra asht edhe e mveshun me elemente folklorike, në kuptimin e vertetë të kësaj fjale, pra me traditat popullore shkodrane, por kjo i sherben autorit me krijue personazhe e tipat që gjallojnë në atë ambjent, në ato tradita, tue i ba kështu ma të besueshëm, ma të prekshëm. E nuk janë pak; janë të ndryshëm e në zhvillimin të vazhdueshëm, secili prej tyne; edhe ai ma konservatori.
Si lokalizim historik vepra nuk ka referime të qarta –sepse autori nuk ka për qellim të bajë histori- por kuptojmë se ngjarjet zhvillohen në Shkodrën ku fillojnë të ndjehen rrjedhojat që sollën Paqja e Shen Stefanit dhe Kongresi i Berlinit dhe përfundojnë dy-tre vite para Shpalljes së Pamvarësisë.
Këte kapercyell kohor autori na e ban të njohun edhe me nji mënyrë tjetër, madje edhe me humor, që nuk i mungon vepres:
“Ishte në Shkoder atëherë perjudha në të cilën njerzia kqyrte me lanë mënyrën e jetesës së kalueme, doket e vjetra e me marrë ato të popujve prendimorë. Kjo asht kenë gjithmonë, jo vetëm ndër ne…Por n‘atë përjudhë, për të cilën jemi tue shkrue, kjo primje ishte në Shkodër ma e theksueme. E ta merr mendja dikush veshë me jelek e barnavekë, dikush ‘alla franca me tanuz’ në krye, pjesa tjetër me mblojcë tjetër; …ta merr mendja se …ndër krenat e tyne edhe primjet e mendësija nuk, mumd të ishin të njajtat”. Mendsitë dhe veshja!Shkodra - Wikipedia
Po të hyjmë, me ndihmen e autorit, në Shkodren e çerekut të fundit të shekullit XIX, tue hapë faqen e parë të librit. Të bahet se je në:
“Nji shpi gati në qendër të qytetit të Shkodrës. Dera…me nji qemer të gjanë..ashtu si ka kenë zakon me i pasun dyert e shpijave të mëdhaja aso kohe…T’u çilmen ajo derë …paraqitej nji hijeshi natyre e kandshme,..ku të bahej se merrshe frymë ma lirshëm e ma mirë… Po të kishte kalue andej pari nji qi mos të ishte shkodran, nuk ishte kujtue se mbas atyne mureve të nalta e të zymta, gjindej nji oazë bukurie. Thue se shpijat e shkodranëve, ashtu si varzat e tyne n’at kohë, të kishin turp e të dojshin me ua mshehë synit të huej bukurinë e vet.”
Në ngjarjet kryesore të jetës të përshkrueme me njohunitë e nji etnografi, por edhe me zotësinë e nji shkrimtari, autori na ban të njohun përsonazhet e veta, tue ndjekë linjen e zhvillimit të ngjarjeve që fillojnë të tensionohen. Pra ne i njohim ata në ritet e ritualet ma të zakonshmet: që nga lindja, me urimet e veçanta për djalin e vajzen; tek marrja e flokëve me kumbarinë; tek fejesa me shkuesi, deri tek martesa e dasma; tek festat familjare si Nata e emnit; tek ato ma populloret, si ajo e Shnjergjit, Festa e Pranverës e Shtregullat, Nata e Shënkollit, shetitjet e Vjelja në pemtoret e vneshtat e Bardhejve… Deri në ritualin e vdekjes.Shprehje shkodrane, të vjetra dhe të reja | Radi and Radi
Na bahet se jemi edhe ne në ata ambjente shkodrane e, bashkë me personat e familjes, na vjen e natyrshme me ndjekë edhe fatin e tyne. Në këte drejtim autori, edhe pse shpesh ndalet në përshkrimin e veshjeve o hollësive të tjera etnografike, e ruen ritmin dhe vemendjen e tensionueme të lexuesit në zhvillimin e ngjarjeve.
Përsonazhet që gëlojnë në këta ambjente e ndodhí, nuk mund të ishin veç se ata që ‘prodhonte’ ajo përjudhë me kaq randësi që po kalonte Shqipnia ende nën Turqinë.
Tregtarët e familjet e mëkambuna, si ajo e Gasprit, ma shumë se me fjalë, ndihmojnë me qendrimin e tyne, por edhe pa u kursye financiarisht kur duhet.Malësia e fshati, në sfond, gjithnji të g

Beti Njuma & Biblioteka e librave të harruar - CUK SIMONI - JETË SHKODRANE Moj Nasibe, sytë e shkrue, Ç'kenke djegë edhe përvlue, Për njatë beg qi të ka shkue. Të ka

atshëm për nji Shqipni të lirë. Të tjerë si Leci, ‘kudo rasha mos u vrasha’, e të tjerë indiferentë: ‘le të presim se çfarë po ndodhë’. Bashkë me Shaqen, figuren e pshtirë, njohim edhe Gjonin, reshper në ramje, që veset e ‘Përendimit’ e kishin vue teposhtë. Me ndihmen e mbrapshtive të Shaqes ai kërkon të mëkambet tue fitue simpatinë e njikohësisht pajen e Maries. Me Shaqen sheston edhe nji kurthë tue u ba me u gjetë vetëm për vetëm me Marijen tek kroni i Bardhejve. Maria me qetësi refuzon ftohtë propozimin. Ndërsa Gjoni kërcnon:
-E pra dije se ti atë nuk ke per ta gëzue…
Maria, e ndodhun e papritun, mban qetësinë e qorton Shaqen, gruen e dajës, tue i thanë:
-Mjaft keq, nene, me m’a ba ketë punë.
E vetëm kaq. Nga goja e Marisë nuk del kurrë nji fjalë e randë.
Nga terbimi e xhelozia Gjoni për të eleminue ‘antagonistin e vet’ bahet spijun e paditë tek Rexhepi, vegla e Valisë. Kjo solli dhe internimin e Ndocit, për të cilin Maria ndjente simpati, në nji vend të tretun të Anadollit.
Ndoci, personofikimi i patriotit të shkolluem – që me të drejtë Ndreca në parathanie thotë që autori asht frymëzue nga figura e L. Gurakuqit o Hilë Mosit – përshkruhet nga autori me pak fjalë e ma shumë me qendrimin e tij. Flet pak, por flet edhe me heshtjen e tij.
Në takimin me De Raden në Napoli, Ndoci asht i gëzuem e shumë i emocionuem. Mbetët pa fjalë para shkrimtarit patriot arbëresh që i duket: “I hekun në fytyrë…sytë e tij ishin të gjallë, nji ballë in gjanë, me tri rudha të theksueme që bijshinm prej së nalti poshtë në mjes që e mbrojshin ndermjet dy syve, diftojshin për nji mendje të përqendrueme e mendime të thella e të nalta.”
Në roman nuk permendet Kosova, por mjafton gjesti bujar e trimnor i Metës, kosovarit

Kënga qytetare shkodrane, dallëndyshja e parë e këngës shqiptare | Shkodra Daily

që shpeton Ndocin, për të tregue se mjaftonte gjuha e gjaku për t’u marrë vesht pa asnji kusht.
Në roman na duket se shohim edhe personazhe që në Shkodër deri vonë i kemi pa. Janë ata që ndihmojnë në çdo rast familjet në nevojë, sidomos në raste vdekjesh. Daja Lush na kujton Periklin, Pjetri i Mrikës, hokatari, na kujton Pjeter Gjinin e Gjosho Vasinë. Shkodra!
Por heroina e romanit asht padyshim Maria, personazhi që ndoshta flet ma pak se të gjithë. Me kulturë përendimore në kolegjin Venecian, ajo vazhdon të lexojë. Edhe pse e re dhe e bukur, e ndjen veten zojë shtëpie, mbasi ishte pa nanë dhe me dy burra në shtëpi që donin hysmet: babën, gjithë ditën në Pazar, dhe vëllanë, Lecin, që i merrte punët lehtë. Shoqen e vet ma të ngushtë ka Maruken, sherbëtoren malësore, nji grue puntore që mbante në shpirt nji të kalueme të randë.Shkoder Albania Shpijat Shkodrane | Albanian culture, Albania, Enver hoxha
Pazari asht nji tjetër ‘personazh’ me randësi, qendra kryesore e zhvillimit ekonomik e shoqnor jo vetëm për Shkodrën (Pazari që ne nuk përtuem me zell me e rrafshue).
Tue përfitue nga nji falje e Hyrrjetit, Leci tashma ishte kthye në Shkodër.
Ja vlen të lexoni, të dashtun miq të fb, romanin ‘Jetë Shkodrane’ të Cuk Simonit për të njohtë ma mirë Shkodrën dhe, pse jo, edhe fatin e Marijes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.