Asgjë nuk mund të thuhet rreth zhvillimit të Analizes vjetore të punës së Zyrës Arsimore Vëndore M.Madhe. Themi kështu sepse edhe investigimet më profesionale, vështirë të zbulojnë çfar është thënë , dhe çfarë është lënë pa u thënë.Një mbledhje me veten e kësaj zyre, ku duket është zhvilluar edhe pa interesimin e Drejtorisë Rajonale Lezhë për të qënë prëzënt. Mediat jo që jo . Po kështu edhe faqja zyertare e kësaj Zyre Arsimore nuk gjëndet asgjëkundi. Ndaj vetëm këto foto janë tregues i një mbledhje kaq të “varfer” në informacion për publikun.