Zef Hila:Mbifaturimet e OSHE , një realitet i hidhur ne Bashkinë Vau Dëjes

0
Stajka ishtë pikëtakimi i radhës në rrugën tonë të përbashkët drejtë fitores me 25 Prill.
Une i garantova banorët e zonës se do të jem avokati i tyre në parlamentin shqiptar, një zotim që e marr para çdo banori jo vetëm të Stajkës por të gjithë Bashkisë Vau Dejës.
Programi i PD-s, është garancia e një të neserme më të mirë për të gjithë.
Angazhimi i Kryeministrit të ardhshëm, Lulzim Basha, për të kthyer sytë nga shtresat në nevojë, familjet me vështirësi ekonomike, tek punëtorët e thjeshtë dhe tek fermerët, janë fakte konkrete se qeverisja e nesërme do të jetë një qeveri në shërbim të banorëve.
Banorët përveç angazhimit për një fitore historike me 25 Prillit, u ndalën edhe tek problemet që sot shqetësojnë komunitetin, siç janë mbifaturimet e OSHEE, një realitet i hidhur në të gjithë Bashkinë Vau Dejës. Ju jap fjalën të gjithë banorëve se me Lulzim Bashën Kryeministër një fenomen i tillë do të zhduket një herë e përgjithmonë.
Sot kemi fatin, ti besojmë programit të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës për fitoren tonë të përbashkët me 25 Prill.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.