Z E SH K à N J A

0
184
ZEF TURKAJ   
…………………………………………..
Me nji vajzè t’bukur zeshkane
u pashè sot sy me sy
I thash t’dalim ksaj mràmje
dua me folè dicka me ty
Me syt t’u porsi shk’ni
fort m’ka zànè maraku
Shpejt me ty rashè n’dashni
nder damar po mè vlon gjaku
Me ty n’menje m’nisè dita
prap’ njàashtu m’erret nàta
M’bàn dritè n’rrugè si drita
dy gersheta t’flokve t’arta
Kurè t’pash ty moj cigàne
sec’ po nodhè me zèmren time
Bukurinè e ke prej zàne
fol me mua – ndez zemren time !
Do ta bàj nji dasèm t’madhe
do t’thrras Malet me Malsi
Do t’martohem me cigane
do t’thrras shokt e miqt’ e mi …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.