Votohet Qeveria e re e 44-t e Malit te Zi me Kryeminister Millojko Spajiq, tre ministra shqiptarë

0
54

Parlamenti i Malit të Zi në mëngjesin e së martës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Millojko Spajiq.Qeveria është zgjedhur në një seancë që ka zgjatur gjatë tërë natës. Votimi është bërë në orët e mëngjesit të së martës. Pro Qeverisë së 44-të të Malit të Zi votuan 46 deputetë, kundër ishin 19 dhe një abstenoi.Në Qeverinë e re të Malit të Zi marrin pjesë edhe dy koalicionet shqiptare, Forumi Shqiptar me një nënkryetar të Qeverisë, njëkohësisht Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë Administratës Publike, ndërsa, Aleanca Shqiptare do të mbajë Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.Nënkryetar i Qeverisë, njëkohësisht Ministër i Zhvillimit Ekonomik u emërua Nik Gjeloshaj. Ministër i Administratës Publike u emërua ministri i deritanishëm, Marash Dukaj, kurse ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, ministri i deritanishëm, Fatmir Gjeka. Marr nga Malesia Org.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.