Veteranët e M.Madhe duket se kanë ngritur flamurin e Bardhë, duke bërë paqe edhe për një vit me kreun e Bashkisë Tonin Marinaj, ku mësohet se iu ka kerkuar kohë një vit deri me dt 29 Nëntor të vitit të ardhëshëm që të ngrihet lapiari apo memoriali kushtuar luftës së Koplikut 1920, këtë e ka deklaruar njëri nga drejtuesit e organizatës së familjeve të dëshmorve Hajrullah Çela.Mënjëherë pas vëndosjes së kurorave me lule tek lapidary i luftës së Reçit perfaqësuesi i veteranve MMadhe, njëherazi drejtuesi I organizatës së familjeve të Dëshmorve Hajrullah çela, në një prononcim teksa ka vlersuar faktin se dita e 29 Nëntorit është ditë ku të gjithë i përulëmi luftës heroke të popullit tonë për çlirimin e vëndit, duke iu përgjigjur interesimit te medjave ka dhënë lajmin se veteranët kanë ngritur flamurin e”bardhë” të paqës me kreun e Bashkisë Tonin Marinaj , duke e pranuar shtyrjen e afatit dhe të prëmtimeve të herëpashershme për ngritjen e monumëntit kushtuar luftës së Koplikut të vitit 1920. Kësisoj sipas z, Hajrulllah Çela, kreu i bBashkisë pak ditë para se të largohej për të festuar ne Belgjikë iu ka premtuar se viti tjeter do të jetë viti konkretizimit të këtij prëmtimi.