Pranvera ka ardhur , po kështu dhe turistët .
– Jemi të mahnitur nga bukuria , natyra dhe mikpritja – tregon një turiste ardhur nga Skandinavia .
Gardenland Resort ndodhet në qarkun e Shkodres, ne qender te fushave te Zadrimes, buze lumit Drin!
Është një kompleks modern i qetë që ofron një pishinë të hapur të rrethuar nga palma dhe shezllone dielli, një fushë sportive, sallë konferencash, shesh lojërash për fëmijë dhe kampe. Hoteli ka një kapacitet prej 70 dhomash të ndara në dhoma dyshe, treshe dhe familjare që kanë ballkone me pamje nga kopshti, pishina dhe malet. Ofrohet gjithashtu shërbimi i tavolinës së pritjes 24 orë, si dhe WiFi dhe parkim falas.
Gardenland Resort është zgjedhja perfekte për vizitorët që janë të interesuar për diellin, mjedisin dhe mikpritjen miqësore, si dhe prodhimet vendase.