Nga Bronilda Bruna Temeli Firence Itali
Vendosja e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër është një akt me rëndësi të madhe për historinë dhe identitetin tonë. Po flasim për një njeri që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm si udhëheqës ushtarak, por edhe për faktin se kodifikoi Kanunin, një nga përmbledhjet e para të ligjeve zakonore në botë. Ky kod, i cili edhe sot studiohet në universitetet italiane (përfshirë edhe Universitetin tim në Firence edhe në Universitetin UCL në Londer ku kom studju), tregon se sa i rëndësishëm ka qenë kontributi i tij në historinë e së drejtës. Në Shqipëri, për fat të keq, nuk ka mjaftueshëm muze për të treguar historinë tonë për ata që na vizitojnë. Vendosja e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër ka edhe këtë qëllim: të krijojë një pikë referimi të prekshme për këdo që dëshiron të njohë më mirë të kaluarën tonë. Çdo komb që është krenar për historinë e tij gjen mënyra për ta vlerësuar atë, dhe ne nuk mund të bëjmë përjashtim. Ata që i kundërvihen kësaj nisme, veçanërisht forcat politike – dhe i drejtohem në mënyrë të veçantë Benet Beci – kanë detyrimin t’u shpjegojnë qytetarëve pse. Historia nuk u përket partive, por popullit. Mohimi i një njohjeje për një figurë si Lekë Dukagjini do të thotë t’i mohojmë Shqipërisë një pjesë të kujtesës dhe identitetit të saj. Nëse historia e vendit tonë tregohet dhe studiohet në universitetet e botës perëndimore, nuk e kuptoj pse në vendin tonë nuk tregohet dhe nuk “pranohet”
….La storia non appartiene ai partiti, ma al popolo.
Mettere il busto di Lekë Dukagjini a Scutari è un gesto di grande importanza per la nostra storia e la nostra identità. Parliamo di un uomo che ha lasciato un segno indelebile, non solo come leader militare, ma anche per aver codificato il Kanun, una delle prime raccolte di leggi consuetudinarie al mondo. Questo codice, studiato ancora oggi nelle università italiane, (anche nella mia Università a Firenze e alla UCL a Londra) dimostra quanto sia stato fondamentale il suo contributo alla storia del diritto. In Albania, purtroppo, non ci sono abbastanza musei per raccontare la nostra storia a chi viene a visitarci. Installare il busto di Lekë Dukagjini a Scutari significa anche questo: dare un punto di riferimento concreto a chi vuole conoscere meglio il nostro passato. Ogni nazione orgogliosa della propria storia trova il modo di valorizzarla, e noi non possiamo essere da meno. Chi si oppone a questa iniziativa, specialmente tra le forze politiche, e mi rivolgo sopratutto a @Benet Beci , ha il dovere di spiegare ai cittadini il perché. La storia non appartiene ai partiti, ma al popolo. Negare un riconoscimento a una figura come Lekë Dukagjini significa privare l’Albania di un pezzo della sua memoria e della sua identità. Se la storia del nostro paese viene raccontata e studiata nelle università del mondo occidentale, non capisco per quale motivo nel nostro paese non viene raccontata e “accettata”.