Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka organizuar edicionin e tretë të dhënies së çmimeve “Hamit Boriçi” për gazetarët e qarkut Shkodër të ndarë sipas fushave të ndryshme. Në aktivitetin e organizuar në qendrën rinore Arka unioni i dha një çmim edhe kryeredaktorit të Star Plus, gazetarit Senad Nikshiqi. Po ashtu për kontributin e tyre morën çmime edhe reporteri i mirënjohur Çesk Shllaku i cili ka një karrierë të gjatë me Televizionin Shqiptar por jo vetëm, gazetari i Antena Televizion Gjon Frroku,gazetari i radio Jehona Genc Kastrati, gazetarja e TV1 Channel Silvi Kastrati, gazetari i Tv Puka dhe Nëws 24 Armir Mehaj, kryeredaktori i Tv Kopliku, njëherazi dhe botues i revistes “Fjala” Gëzim Vuçaj dhe gazetari sportiv i Televizionit Rozafa Gjergj Kola njëkohësisht me një karrierë të gjatë në shtypin e shkruar dhe atë online por prej vitesh edhe zëdhënës i klubit Vllaznia. I pranishëm në Shkodër ishte edhe gazetari, pedagogu dhe autori i një sërë librash Hamit Boriçi, sot 89 vjeç. Kryetari i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa vlerësoi punën e gazetarëve të Shkodrës. Sipas kryetarit të unionit të gazetarëve në Shkodër Gaspër Marku, dhënia e çmimeve po kthehet në një traditë. Tashmë kjo traditë e fituar në Shkoder është vendosur të marrin permasa kombëtare. Kësisoj çmimi “Hamit Boriçi” do të jetë një vlersim për punën nder vite të gazetarve.