Mimoza Rexhvelaj
Unë mbylla vitin e 8 këtu, ndërsa mali në përjetësi ka lëshue rranjë e duket se do vazhdojë të jetë për gjatë…
Jena ba miq që në ditën e parë, i kam tregue si hana faqen që nuk shohin tetan. I kam tregue edhe dhimat, besa kajherë edhe kja kam para tij pa pikë marre si fmija në prehen t’nanës, kur reja mu lidhte për fyt e nuk e duroja ma, mali më nigjonte e heshte, por dihatjen ia kam ni dhe gjamën nga larg, ndër netët gri…
Ishtu pra… jena ba miq të mirë dhe besoj që e meriton tanë mirësin teme që ia kam dhanë pa pikë interesi,por ishte ai që më mësoj mu me buzëqesh pafund çdo ditë, me e ba ballin e sytë me lëshue rreze si dielli…
Mali më thotë:”Qëndro se burrat kështu qëndrojnë dhe krytin naltë mbaje gjithmonë!”
E nisem shtegtimin tonë si dy miq të mirë se u bashkum në ditë shtira, e u bam shok për kokë dhe po e mbyllim me përqafime e lutje për tanë ju!
Unë jam mali, mali asht unë, se kështu janë shokët e shtigjeve të shtira… nuk ta lëshojnë dorën kurrë!