Tuz/ Artistët e Penelit:“Nje gotë per Gjeloshin”.

0

    Në  kujtim dhe vlersim të   një  artisti të përmasave nderkombëtare, siç është piktori Gjelosh Gjoka, ka qënë Komuna  e Tuzit ajo që e ka nderuar me një  veprimtari.Po Bashkia M.Madhe kur do i vlersojnë  realisht korifejt e artit   të saj mnbarë Kombëtar, sheni këtu edhe  malësorët Gjelosh Gjokaj e Ismail Lulani.Apo duket se Bashkia M.madhe   tashmë  i ka “mbaruar” edhe titujt “Qytetar Nderi”, duke  i lëshuar pa kamat.Gjithësesi ja  sa  sinjifikative  ; “Një Gotë  për Gjeloshin”

Komuna e Tuzit, respektivisht Sekretariati për Vetëqeverisje organizoi takimin artistik, “Nje gotë per Gjeloshin”.Pjesëmarrës në këtë aktivtet që u mbajt nga 30 qershori deri më 3 korrik, ishin artistë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare; nga Shqipëria – Helidon Haliti, Suzana Varvarica, Ormira Lulani, Mikel Temo, Buron Kaceli; nga Kosova – Musë Prelvukaj, Eshref Qahili, Agim Salihu, Zake Prelvukaj, Genc Rezniqi; nga Maqedonia – Nehat Beqiri si dhe nga Mali i Zi – Vahida Nimanbegu dhe Monika Dukaj. Ata shpalosen artin e vet në vendet më piktoreske të Malësisë.Qellimi i aktivitete është të lihen gjurmë në mbamendjen tonë artistike (që padyshim lidhet me emrin e piktorit tonë të madh – Gjelosh Gjokaj).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.