Është një reagim i cili mbadse do mund të vlersohdet i drejtë , ose i padrejtë. Ky reagim I “Mjesghtrit të Madh” Ilmi Kurti, rreth një “Kuvëndi” të paralajmëruar për organizimin e tij në Vermosh, i coili vertetë ka ngjallur interes për të mësuar rreth dobisë së këtij “Kuvëndi”.Realisht është në të drejtën e kujtëdo që të organizojnë “Kuvënde” apo veprimtari të kësaj natyre kudo dhe kurdoherë, por do të ishtë brënda normave të etikës, që veçmas lançimit public të ftesave për autoritetët , nga gjithë hapësira veriore , të bëhëj i ditur qëllimi , dhe veçnarisht axhenda e këtij “Kuvëndi” , duke treguar se çfarë synohet realisht me një “Kuvënd të tillë?Gjithësesi redaksia e revistës “Fjala” mbështetë “Kuvënde të dobishme për trevën M.Madhe , veriun e Shqipërisë , dhe gjithë Kombin. Ndaj pa asnje retushim po e botojmë reagimin e plot të “Mjeshtrit të Madh “ Ilmi Kurti. – Redaksia – Reagimi : Nga Ilmi Kurti “Mjeshtër i Madh”
” Kuvendi i Alpeve” Sipas disa pseudo- intelektualëve përfitues të pushtetit vëndorë do të zhvillohet në Vermosh me 31.7.2022.
Do doja shumë ta di ç’do të thotë ky
” kuvend ” në Vermosh ? Pse organizohet pikërisht në Vermosh të Malësisë së Madhe ?. Cili është qëllimi i këtij kongresi antimalësi? Së’pari duhet ta dinë të ftuarit që nuk përfaqësojnë malësorët,por përfaqësojnë hajdutët, mashtruesit,sahanlupirësit e pushtetit. Asnjë interres nuk ka Malësia në këtë ” Kuvend” përfituesish që janë mësuar të përfitojnë dhe të vjedhin djersën e taksapaguesëve malësorë mëpërmjet mashtrimit. Për ata që e duan Malësinë,kanë lidhje gjaku me Malësinë,lidhje ekonomike me Malësinë duhet ta dinë që ky “Kuvend” të ftuarish për lobimin e Rrugës së Bregut të Drinit është pa diskutim jashtë interresave të Malësisë sepse Malësinë e Madhe e nxjerrë jashtë interresave turistike. Nga njëra anë rruga Shëngjin -Ulqin në anën tjetër rruga Koman Fierzë- Morinë- Prizren-Thellë e bëjnë krejt pa interres për turistët vendas e të huaj Malësinë e Madhe.Unë nuk dua ta di sa milion Euro i kushton shtetit,por dua të di që dëmtohet turizmi në Malësinë tome të shtrejtë që për asnjë lloj përfitimi përsonal nuk bëjë kompromise ,si malësorë me kontribute kombëtare në breza në interres të Malësisë dhe Kombit protestoj hapur dhe jam kundër këtij ” kuvendi antimalësi dhe i kam shkruar kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe dhe po pres përgjigje,i kam shkruar, Kryeministrit të Shqipërisë, Ministrisë së Turizmit,Ministrisë së Zhvillimit dhe Infrastrukturës,dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë duke i vënë në dijeni që dikush po përfiton me taksat e malësorëve dhe kundër interresave të malësorëve.Pyetja ime është fare e thjeshtë :
A janë ftuar12 prof.dr.që ka Malësia e Madhe,a janë ftuar 3 gjeneralët që ka Malësia e Madhe,a janë ftuar 6 kolonelët që ka Malësia e Madhe,a janë ftuar inxhinjerët, intelektualët pa pushtet, artista, poet,shkrimtar,gazetar, biznesmenët,operatorët turistik që ka Malësia e Madhe ???. Malësia e Madhe nuk është e kalimtarëve të pushtetit,përfituesëve të pushtetit,por është e malësorëve atdhetar e kontribues që kanë derdhur gjak e djersë ndër shekuj për Malësinë e Madhe.Rroftë Malësia e Madhe.