TONIN MARINAJ TAKIM ELEKTORAL NË TAMARE

0

Tamara, qendra e njesisë administrative Kelmend ka qene stacioni i radhes i ndaleses elektorale të socialisteve. Në këtë zonë socialistet dukes se kanë çfarë të prezantojnë si sherbime të kryera ndaj ketyre banorëve, ndaj dhe takimi ka patur një masivitet për tu admiruar. Të moshuar, të rinj dhe te reja, banorë të kësaj zone të cilet sipas drejtuesve aktual të pushtetit vendor kane perse të vlerësojnë pozitivisht drejtimin e bashkisë këto katër vite. Investimet në këtë zonë konsiderohen si të papara në këto 28 vite. Kështu pas fjalës përshëndetëse të administratorit Vladimir Tataj, fjalen e ka marrë nen prefektja e M.Madhe znj.Taze Lohja e cila ka sjellë si argumente arsyen se përse duhet votuar ToninMarinaj.

Taze Lohja: Pas katër vitesh punë të bashkisë M.Madhe, në zonën e Tamarës është punuar si asnjë herë tjetër dhe kjo falë përkushtimit të kryetarit të bashkisë Tonin Marinaj dhe deputetit të M.Madhe Paulin Sterkaj.

Ndërkohë kryetari i partisë socialiste M.Madhe Lulëzim Zaraj është shprehur.

Lulëzim Zaraj: Tonini na e ka dhënë të drejten e fjalës sepse ka bërë një punë që sështë bërë prej 25 vitesh në M.Madhe.

Si gjithnjë modest kreu i bashkisë njeherazi kandidat për kryetar bashkie Tonin Marinaj para banorëve të Tamarës është shprehur.

Tonin Marinaj: Sot ne kemi nëvojë për punë. Në Tamarë është problem uji i pishëm por që seshpejti do ta fusim në projekt ku do të ketë ujë për çdo shtëpi dhe dyqan. Njekohësisht do bëjmë projektin e rrugës së Vuklit. Une kam një favorë sepse bashkëpunimi qe kam me deputetin Paulin Sterkaj i cili është një zë i fortë në qeveri, janë dhe fruti i gjithë këtyre investimeve.

Ndërsa deputeti i zonës Paulin Sterkaj është shprehur.

Paulin Sterkaj: Ne jena munu me punua, kemi bërë më të mirë që është bërë në këto vjet demokraci. Ne do vazhdojmë të punojmë deri sa Kelmendi të bëhet i banueshem dhe i frekunetushem nga shqipëtarët dhe të huajt.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.