KRIJOHET “ALENCA PËR QYTETARËT” NË M.MADHE

0

Për hirë të vertetës gjithë këtë përjullë politike të opozitës, në M.Madhe nuk është verejtur ndonjë bashkëpunim publik mes PD dhe LSI apo dhe partive tjera. Madje siç kemi cituar dhe herë të tjera në këshillin e bashkisë PD dhe LSI përherë kanë qënë në opozitë me njëra tjetren. Gjithsesi tashmë vendimi i krerëve të këtyre partive në Tiranë për të ngritur “Aleancen për qytetarët” i ka bërë bashkë krerët e katër partive kryesore opozitare në M.Madhe. Kështu në selin e PD në qytetin e koplikut janë takur kryetari i LSI Fatmir Shpellzaj, Kryetari i PR Muhamet Muçaj dhe kryetari i PAA Perparim Kukaj. Të gjithë këta së bashku kanë diskutuar modelatitetin e ndertimit të “Alenacës me qytetarët”. Gjatë këtij takimi kryetari i PD Anton Kokaj si kryetar i opozitës në M.Madhe është shprehur.

Anton Kokaj: Të gjithë jemi të vetdijshem për situaten qe ndodhet M.Madhe dhe Shqipëria e sidomos M.Madhe me drejtuesit që ka. Qeveria ka rënë totalisht, kemi një kryeministër të çmendur i cili ka probleme me të gjitha instuticionet e shtetit Shqiptar, ka probleme me presidentin e shtetit Shqiptar. Ne si parti aleate i bëjmë thirrje të gjithë Malësorëve që të distancohen nga ky njeri i çmendur sepse zgjedhje nuk do ketë me 30 qershor. Ne do vazhdojmë bashkëpunimet dhe gjithë qellimi është të bëjmë më të miren për M.Madhe

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.