Në mjediset e jashtme të ish shkollës së fshatit Tonin Marinaj ka zhvilluar takimin elektoral me banorët e fshatit Fundi Brinjes. Ky takim ka filluar me fjalen e administratorit të njesisë administrative Gruemirë Ismet Osja, i cili para banorëve ka thënë disa nga arsyet pse duhet ti besojmë dhe një mandat të dytë kryetarit të bashkisë Tonin Marinaj.
Ismet Osja: “Ne kërkojmë mbështetjen për kandidatin Tonin Marinaj, sepse dëshira dhe puna e tij gjatë këtyre katër viteve dëshmojnë më së miri që e meriton dhe një madnat të dytë”
Ndërkohë kryetari i Partisë Socialiste M.Madhe dhe kryeplaku i fshatit e kanë falenderuar kryetarin Tonin Marinaj për punët e kreyra në sherbim të komunitetit.
Kryeplaku i fshatit: “Falenderojmë shumë kryetarin e bashkisë sepsë ne kemi pasur shumë premtime më parë por asgjë sështë bërë ndërsa Tonin Marinaj i ka realizuar premtimet e dhëna prandaj të gjithë duhet ta mbështesim dhe votojmë për kryetar bashkie.”
Lulzim Zaraj: “Tonini e meriton dhe një mandat të dytë sepse ka dhe shumë investime të tjera për të realizuar për M.Madhe. Partia Socialiste është shumë krenare që ka një kryetar bashkie si Tonin Marinaj dhe një deputet si Paulin Sterkaj.”
Ndërsa kryetari i bashkisë Tonin Marinaj ka renditur disa nga investimet e kryera gjatë këtij mandati por dhe ka premtuar disa nga kërkesat e banorëve.
Tonin Marinaj: “Unë gjatë këtyre katër viteve jam përpjekur të bëj në ç do cep të M.Madhe më të miren e mundshme”