Është titulli i një libri i promovuar në bibloteken “Marin Barleti” në qytetin e Shkodres. Autori i këtij libri, është mjaftë i njohur në fushen e botimeve, qofshin këto letrare, studimore, sociale e tjera, por kësaj rradhë Lekë Imeraj i ka dhëne lexuesit një botim krejt ndryshe. Fare thjesht mund të thuash portret, por edhe biografi edhe histori jete. E pra këtu kemi të bëjmë më një personazh real të një libri. Ne realitet të shkruash për historin e jetës së djemve shqiptar të viteve 1990-2000, të gjitha duket se jo vetem ngjasojnë por, thua se sapo e lexova këtë histori që i kushtohet …
Por realisht, rasti i Prekës është një model aq pozitiv, sa autori e cilëson personazhi pozitiv ekstrem. I tillë ështe Preka i Gjonit, njeriu që provoj që në mosh fare të vogel emnigracionin, dhe njeriu që tanime është pronar i 4 supermarketeve në Shkoder dhe ka vijuar shtrirjen me një në Lezhë por për të mos u ndalur këtu.
Ndaj ky libër i promovuar në prani të mjaft prej pëndave të fuqishmë të leterisë Shkodrane dhe Shqipe, siç është mjeshtri i madh Fadil Kraja, kryetari i shkrimtarve shkodran Zija Vukaj e tjere, i dhanë ketij promovimi vertete një kolor të merituar. Gazetarja e njohur Kozreta Bruçi i dha kësaj rradhe një tjeter risi mënyres së promovimit të librave. Intervistë më personazhin, por edhe diskutime fare shkurtë, esencë intelektuale. Ajo që duhej të cekej në këtë promovim ishte edhe prania e prof .dr,Teuta Bicaj nga universiterti i Prishtinës, e cila ndonse nuk foli , ajo pershendeti me ardhjen e saj në këtë promovim të këtij guximtari, siç është Preka i Gjonit…