TONIN MARINAJ :  E KAM NDARË MËNDJËN  ; DO KANDIDAOJ EDHE PËR NJË MANDAT  TJETËR , GJITHËMONË  NËSE  KËTË MËNDIM TIMIN E  “VULOS” PARTIA!

0

Jam  i motivuar për tu kërkuar  qytetarve edhe një tjetër mandat  qeverisës në krye të Bashkisë M.Madhe ,  kjo gjithëmonë nese Partia i vë  “vulen” mëndimit  tim . Është shprehur kështu gjatë një interviste   të dhënë për tv “Kopliku” dhe revistën “Fjala” kreu i Bashkisë Tonin Marinaj . Ndaj dhe ka listuar disa nga  arritjet , të vlersuar të sukses’shme  gjatë këtyre dy mandateve në  krye të Bashkisë , Ku dhe një herë ka sjellë në kujtesë gjëndjen skandaloze  të qytetit të Koplikut  në kohën kur ka marrë drejtimin e Bashkisë , po kështu edhe të Bajzës dhe mjaft qëndrave të tjera në gjithë M.Madhe . Nderkaq i pyetur  rreth  proçesit  zgjedhor në Ps , kreu i Bashkisë ka  theksuar se  nuk ka nderhyre fare , nëse ndokush ka qejfmbetje , do jetë koha që i sheron  edhe këto “plagë” ka cituar kreu i Bashkisë Tonin Marinaj . Ndersa i pyetur se cili është  mëndimi i tij për kandidatët e mundëshëm rival nga opozita , Tonin Marinaj është shprehur ; Nuk më interesojnë fare rivalët , mua më intereson  përkushtimi ndaj  qytetarve . Për këto dhe mjaft problematika të tjera , siç jane sporti dhe kultura , do të mësoni më shumë  në intervistën e zgjeruar  e cila po përgaditët  në studion e montazhit . Ku bëjmë me dije se do kemi edhe një intervistë mjaftë interesante  , madje me mëndime dhe opinione të pa shprehura ndonjeherë në një mendje nga poeti dhe  profesori  i njohur  në Amerikë ,   malësori   Gjekë Marinaj , intervistë e cila është dhënë pakë kohë më parë  , dhe publikohet së shpejti për herë të parë .

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.