JAK RROZHANI
Personaliteti numër një i kombit shqiptar ,është padyshim At Gjergj Fishta,që me gjenialitetin e tij ,si dhunti të Perëndisë dhe me guximin po ashtu,si dhunti të Perëndisë,na thotë të vërtetën për të kaluarën ,na thotë të vërtetën për aktualitetin përmes veprës madhore të tij e që e përjetonte gjatë gjithë jetès së tij.Dhe mbi të gjitha : për vizionin,profetizmat për të ardhmen e kombit shqiptar. At Gjergj Fishta ,me tërë qenien e tij, është përpjekur ,që ta thotë të vërtetën e kombit shqiptar ,e mbi të gjitha : për të përjetuar tè ardhmen . At Fishta,nuk është profeti i fesë, është profet i kombit, qè bashkoi shqiptarët e tri feve , shkruan autori i njohur kosovar, Sabri Maxhuni,në librin e tij të arrirrë, titulluar ; “At Fishta, profet i shqiptarizmës “. Në optikën e Sabri Maxhunit. Gjithnjë në këndvështrimin profesional e përmes një analize të thellë të kësaj vepre madhore të kolosit të letrave shqipe, At Fishta, nga studjuesi i palodhur, Sabri Maxhuni . Pèr të ngritur në pediestal At Gjergj Fishtën , jetën dhe veprën, vlerat dhe kontributin e madh në shërbim tè kombit ,me veprën e tij të pavdekshme ,veçanërisht me veprën madhore “Lahuta e Malcisë “. Pasi ,kombi shqiptar ,ka nevojë për njeriun e vet ,që ia dèrgoi Zoti,për ta frymëzuar këtë komb , e mbi të gjitha : ta bashkojè këtë komb të lashtë ,me histori e kulturë shekullore, pasi kombi nuk mund të jetë komb, pa qenë i bashkuar . At Fishta ,duke dèshiruar,që populli i vet ta kuptojë sa më mirë ,iu drejtua me gjuhën e gjallë të popullit, që ata më së miri e dinin .Këtë lexuesi e gjen tek poezia : ”Shqypnia”: Edhe hana do ta dije/ Edhe dielli do t`ket pa / Se përqark ksaj rrokullije /Si Shqipnija i`vend nuk ka / Atje, po , toskë e gegë / Si dy rreze n`flakè t`nji dielli / Si dy rrfe , qi shikojnë tue djegë / Kur shkrep reja nalt prej qielli . Apo tek poezia kushtuar gjuhës shqipe :Porsi kanga e zogut t`verës/ Qi vallzon n`blerim tè prillit / Por si i ambli fllad i verës / Qi lmon gjit`e drandofillit / Porsi vala e bregut t`detit / Porsi gjama e rrfes zhgjetare / Porsi ushtima e nji tërmeti /Njashtu a`gjuha e jonë shqiptare. Pragmatizmi i At Gjergj Fishtës në dobi të popullit,shtrihet edhe në edukimin e prindërve ,për arsye ,se prindi i edukuar, krijon familjen dhe fëmijë të edukuar . Në këtë mënyrë edhe një komb të edukuar. Kjo mënyrë e komunikimit edhe në këtë pjesë të publicistikës , dëshmon atdhetarinë e At Gjergj Fishtës, si prijës .Që ndikimin e vet të mbarë, synon ta shtrijë në të gjithë cepat e shtetit -popullit ,të cilit ai i takon ,gjithnjë në optikën e studjuesit të mirènjohur kosovar ,Sabri Maxhuni.