Brëzat sot kanë ditën e tyre Europiane .Kjo ditë thekson rolin e rëndësishëm të solidaritetit midis brezave në mbështetje të të moshuarve dhe krijimit të një mjedisi miqësor ndaj tyre. Prandaj është thelbësor promovimi i mirëkuptimit ndërmjet brezave përmes shkëmbimit të eksperiencave, ideve dhe mundësive të reja.
Për këtë qëllim, në mjediset e Shtëpisë së Moshuarve Shkodër, u vu në “skenë” një shfaqje teatrore nga trupa e artistëve të rinj të Teatrit “Migjeni”, dedikuar të moshuarve.
Vlerë e shtuar e këtij aktiviteti, ishte interpretimi i poezive të shkëputura nga veprimtaria krijuese astistike e z. Smajl Hyka, pjesëtar i kësaj shtëpie.Veprimtari të kësaj natyre i japin jo vetë gjallëri jetës së të modshuarve, por edhe realisht u shtojnë “oret ” e punës , siç u shpreh njëri nga të moshuarit në Shtepinë e të moshuarve Shkodër.