SONTE U DEHA NGA SHIKIMET E TUA…

0
125

Selvije Kadriu

MIQ  TË REVISTËS FJALA  SONTE  JU PËRSHËNDESIM  DHE JU UROJMË NJË NATË TË FRESKËT  SHPIRTNORE, ME KËTO POEZI  DASHURIE TË POETËS, SË DASHURISË  NJËRZORE  Selvije Kadriu!

TRAZIM DHE DASHURI  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
E kërkova lumturinë
Në buzë të greminës
I’u luta Zotit
Të ta bëj kokën Selvi
U mahnita
Me ato mendime
Për ty
E ti ku bredhje
Aspak nuk e di
Doja të shihja
Atë që zemra donte
Edhe pse mendja
Aq shumë
E kundërshtonte
Ishte fytyra jote
Buzëqeshja
Ishte zëri yt
Që zemrën
Peshë ma qonte
SK, 30. 07.2021, Kamenicë

KUJT TI RRËFEHEM
Ku ta fsheh
Dhimbjen time
Derisa zemra lëngon
Tregom
Çfarë të bëjë
Me ditët pa diell
Kujt t’ia rrëfej
Dhimbjen që më kaploi
Derisa atë zë
Nuk e dëgjoj
E netët vijnë dhe ikin
Sikur atë
Nuk e durojnë
E prapë
Ditët vijnë dhe ikin
Nga malli për ty
Diellin e mallkojnë

BUZËQESHJET E DETIT Mund të jetë një imazh i 1 person, horizont, oqean, muzg dhe plazh
(Nga libri im i parë “Shiu i mëngjesit”)
Në mes valëve tua, o det
Prek hijen time të blertë
Pastaj shoh algje si unë
Të përqafuara me fosilet
Çfarë ka jeta ime të përbashkët
O det i amshuar
Më qetësojnë valët e tua
Buzëqeshjet e ngrohta
Që në takimin e parë
Andaj dua të jem bredhtare
Mbi valët e kaltra të shëtis
Pa e ditur cakun
Pa e kthyer mallin
Deri në pafundësi
Atje ku mbaron ti
Nisin dhe kujtimet e mia
Për dashurinë plot kuptim
S’kam asgjë të fshehtë
Ti më ndjen
E di o det

SI TË MËSOHEM PA TY
Sonte i ndjej
Të rrahurat e zemrës tënde
E cila pushoi së rrahuri
E ndjej zërin tënd
Të qeshurat tua pa fund
E dëgjoj këngen
E dashurisë
Dhe lutem
Të largoj nga mendja
Derisa ti më nuk je me mua
E mua më mbytë
Mungesa jote
Me të cilën
Vështirë të mësohem

MË MBYTË NGADALË  Mund të jetë një imazh i 5 persona, qiellgërvishtës dhe monument
Sonte u deha
Nga aroma jote
Nga ai zë
Që kaq shumë e dua
Sonte u deha
Nga ato shikimet tua
E pastaj përnjëherë
Më kaploi frika
Se do të vdes
Nga ajo dejhe
E cila frymën ma ndalë
Andaj i mbylla sytë
E ktheva kokën nga qielli
Dhe e luta Krijuesin
T’ma kthjellë
Këtë mendje të trazuar
T’më largoj
Nga kjo dashuri
E cila më mbytë ngadalë

LARGOHU Mund të jetë një imazh i 1 person dhe plazh
Ai shikim yti
I përhumbur
Kaq shumë
Zemrën ma lëndon
Derisa unë shikoj
Në sytë e tu
A thua ti ku shikon
Edhe pse e di
Që nuk mundem pa ty
Të lutem
Mos më plagos me mêshirë
Largohu nga jeta ime
Ngadalë
Ashtu si ke hyrë
U lodha duke qenë
Gjysma e gjithçkaje
Qê ka t’bëjë me ty

NËSE TI IKË  Mund të jetë një imazh i 1 person, flokë bjonde dhe duke buzëqeshur
Nëse ti ikë një ditë
Unë do të vdes ngadalë
Do të vdes buzëqeshja ime
Shkëlqimi i syve të mij
Kur të shoh ty
Kur e dëgjoj
Atê zërin tënd fëmijëror
Të qeshurat tua
Ata sy të kaltër
Që nuk më tradhtuan kurrë
Ato duar të vogla
Që i mbaja në gji
Të cilat mi shpeshtonin
Të rrahurat e zemrës
Dhe më bënin
Të ndihesha fëmijë

I VERBËR ISHE
Ti që ma more
Një pjesë të jetës time
Kur unë mund
Të isha e lumtur
Me tjetërkend
Ti që more
Nga lumturia e tjetër kujt
A thua pse
E ulë kokën tash
Pse lotët rrjedhin
Nga ata sy
Të cilët ishin të verbêr
Deri më sot

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.