Përg ROVENA KLEJO
Një grua e fortë angazhohet çdo ditë që të mbajë trupin e saj në formë …
Por një grua trime ndërton marrëdhënie të forta për të mbajtur shpirtin e saj në formë.
Një grua e fortë nuk ka frikë nga asgjë …
Por një grua trime tregon guxim në mes të frikës.
Një grua e fortë nuk lejon askënd të marrë më të mirën prej saj …
Por një grua trime i jep më të mirën të gjithëve.
Një grua e fortë bën gabime dhe shmang përsëritjen e tyre në të ardhmen …
Por një grua trime e kupton që gabimet e jetës gjithashtu mund të jenë bekime të papritura, dhe nxjerr mësime e përfiton prej tyre.
Një grua e fortë vesh një vështrim besimi në fytyrën e saj …
Por një grua trime vesh hijeshi.
Një grua e fortë ka besim se është mjaft e fortë për udhëtimin …
Por një grua trime ka besim se në udhëtim , ajo do të bëhet e fortë.