Hyrje Fjala per Ju... Skenderbeu triumfator ndaj Tiranës,Balaj i jep një pikë Vllaznisë ndaj Partizanit

Skenderbeu triumfator ndaj Tiranës,Balaj i jep një pikë Vllaznisë ndaj Partizanit

0
158

Serioe

Tirana ka pësuar disfatë 3-4 nga Skënderbeu, në përballjen e kampionatit shqiptar. Korccarët e filluan ndeshjen me “marshin” e pestë, teksa realizuan dy herë në harkun e 18 minutave. Fillimisht Franklin e më pas Shaqe, “ndezën” festën e mysafirëve. Në minutën e 28-të Abazaj shkurtoi diferencat, teksa ekzekutoi saktë një penallti. Lico dërgoi shifrat në 1-3 në të 33-tën, duke treguar qartë se Skënderbeu e kishte seriozisht në kryeqytet. Show i pjesës së parë nuk kishte përfunduar ende. Përgjoni rihapi llogaritë dhe mbajti gjallë shpresën bardheblu.Djemtë e Gvozdenovic u futën me shume dëshirë në pjesën e dytë dhe në të 63-tën, Franklin “tundi rrjetën” sërish. Sikur të mos mjaftonte disavantazhi, Tirana mbeti me një lojtar më pak për më shumë se çerek ore lojë, pasi Hoxhallari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Pavarësisht kësaj, Patrick shënoi në të 85-tën, por nuk ishte i mjaftueshëm që të besuarit e Ahmataj të dalin me pikë nga ky takim. Kështu, Tirana renditet në vendin e katërt me 30 pikë dhe kreu i klasifikimit duket shumë larg. Skënderbeu e sheh veten në vendin e gjashtë me 25 pikë.Në Shkodër, Vllaznia dhe Partizani ndajnë pikët, duke barazuar 1-1. Maguette ishte autori i golit për të kuqtë, ndërsa Balaj i dhuroi një pikë shkodranëve. Me këtë rezultat, ekipi i Orges Shehit renditet në vendin e dytë me 36 pikë, sakaq Vllaznia e ndjek me 33 pikë në vendin e 3-të.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.