Nga : Namik Selmani
Kudo ku kanë lindur e kanë vrarë gjunjët e vegjël e të njomë bashkë me hapat dhe me fjalet e para fëmijët shqiptarë mësojnë në bankat e shkollave tona te vogla diku në qendër të fshatrave apo te qyteteve nga të gjithë anët nga zërat e nënave, të baballarëve, më vonë nga mësuesët një varg lapidar, një varg-monument të një poeti zëëmbël të shqiptarizmës si ai i Naim Frashërit “ Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar” Në një shkollë shqipe ku mësuam, shumë herë kjo fjali ishte shkruar edhe në faqet e mureve jo edhe shumë të lyera te klasave tona dhe ishte përshëndetja e parë që merrnim nga klasa ku supet tanë të njomur, duart, këmbët, gishtërinjtë që nuk komandoheshin për të shkruar temën e hartimit që mësuesi na shkruante në dërrasën e zezë, thaheshin në frymën e njëri-tjetrit. E ne nuk e dinim akoma atë histori që na kishte ndjekur pas ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë deri në kufinjtë e një kohe kur mungonin letrat, pergamenët, ku mungonin gurët e lashtë që thellë nga nëntoka kur mungonin shumë e shumë gjëra. për të na treguar se nga kishim ardhur e ku po shkonim. Po, ne po bënim kështu me këtë varg apo edhe në historinë e re në një kohë kur kishte dhe bojë për të shkruar, kishte edhe ca gazeta për të bërë edhe me publike mendimin tonë. E kanë shqiptuar fjalën “jam shqiptar” në kohëra të ndryshme sa e sa vendas të këtyre trojeve shqiptare këtu ku ata u rritën, u fëmijëruan, këtu ku u shkrinë më tej me palcen e dheut te vendlindjes. E kanë thënë edhe në vendet ku duhet të jetonin e të punonin nën një gjuhë e në një flamur të huaj. E ne në rininë tonë dëgjuam për sa e sa strategë që drejtonin ushtri të tëra drejt vendeve të largëta, mësuam për emra veziresh, për emra artistësh që do ëe trondisnin skenat më të mëdha të botës, për emra tunelhapësish nga më të shquarit e globit që thanë thjesht: “Jam shqiptar”. Sot shqiptarizmi është sërish një llogore. Jo një llogore me armë. në ato muzetë e pakta që kemi në këtë vend ku shpesh thuhet se luftohtet vetëm për bukën e gojës. Armët po na duken në këtë dekadë të parë të një shekulli bash si ato relike shumë të largëta që nuk na e ushqejnë dhe aq shumë krenarinë e emrit që na ka dhënë natyra për të qënë banorë të këtij trualli të lashtë sa edhe mbarë Evropa. Ani pse armët ne na kanë vrarë egërsisht edhe kur nuk kishim një armik tradicionalisht si në analet e ushtrive të vjetra e të reja të botës Para nesh ishte (dhe është ende e paprishur akoma) një llogore e çuditshme, ajo e vetvetes që na ka ndjekur dhimbshëm edhe kur nuk duhet të kishte armë në rruzullin tokësor.. Një një llogore që është pak kilometra larg. Jo, shqiptarizmi sot është më shumë se një llogore. Eshtë e duhet të jetë shkronjë që vjen nga një ballë i lodhur e i menduar e jo nga celuarët që përcjellin përgjigjet e nxënësve që provohen për njohuritë e një cikli shkollor, drejt sallave me dritë e me zile shkollore. Një tingull që të flasë shqip, është një mal i bukur që të jep atë ndjesi që nuk e ka provuar asnjëherë. Eshtë një fjongo lumi që të kujton se jeta njerëzore në brigjet e tij mund të ishte shumë më e bukur. Një llogore ku ti nuk duhet të kesh frikë e droje të shohësh edhe nga fqinji. Edh e nga sofra që ende ka uri, jo për pjata luksoze, nga ata që i shohim me zili nga vetrinat dritëndezura të muzeve të të pasurve të botës. Jo. por pjata që të ngopin ata, këmëbulurit, gjunjëulirit e gjunjelodhurit e saj. Mos vallë duhet prej kohësh (madje jemi të vonuar) që t’i kthehemi urtisë japoneze që në çdo vend të dukshëm ka vënë një fjalë të mençur për të gjithë ata që lexojnë e kuptojnë “ Çdo gjë të mirë që ka kundërshtari im, është edhe e imja”. Apo edhe urtisë amerikane të ish presidentit Xhon Kenedi të shkruar ne nje vend te dukshem ne Muzeun e librarine qe mban emrin e tij në qytetin e Bostonit që është i njohur për Universitetet më të mirë të botës Kur kërkoi që të përgëzonte ata që për herë te parë shkuan në hënë, ai tha: “Ne nuk duam qe te dergojme vetem nje njeri ne henë , por mbarë një komb te tere”. Simbolika e urtise se tij eshte e qarte. Ne, shqiptaret , nuk mund e nuk duhet qe te njihemi para botes me pasurite e pallogaritshme qe vene politikanet tane per nje kohe shume te shkurter po me mundesine qe duhet t’i japim te gjitheve per te kapur “henen” tone , ose si thote poeti ” te marrin hisen tone te diellit” Shqiptarizmi nuk mund të jetë një kandil që të ndricon mundimshëm në një natë të erët kur syri yt kërkon dritë të lexojë. Ku dora e nënës zgjatet drejt foshnjës që e ka në gji. Drejt fëmijës që kërkon të thithë gjirin e bardhë. Në atë dritëz kandili pjesa më e bukur mund të jetë vetem ai monolog i qiririt naimjan që të trondit me sakrificën që mund të bëjë një njeri, një shqiptar, për vete e për kombin e tij. Jetojmë në një kohë që të mençurit e kanë quajtur “globalizëm”. Ballë kësaj kohe që të josh me avionë, me drita, me para që vazhdimisht prodhojnë fabrikat sekrete, me filma që kushtojnë sa një fond shteti, me mallra qe as në mendje nuk të shkon që t’i numërosh, t’i prekesh, t’i përdorësh, me atë lëvizje marramendëse makinash, me një lëvizje të jashtëzakonëshme njerëzish në kufinj që s’quhen më të tillë, me lëvizje mallrash. Dikur e diku dikush mund të më thotë me zë të ulët, me zë të lartë, në një tavolinë kafeje, në një tribunë diplomatësh apo të një organzimi të caktuar, apo edhe në një faqe gazete se shqiptarizmi mund te jete nje term i vjeteruar. Le te mbetet me atë monolog. Jetojme në një kohë kur flamuri ynë duhet të valëvitet pa droje nën ata zëra që frymojnë shqip që mërmësin shqip këngët ë stërgjyshërve. E mësojnë nipërit Nuk ka asnjë mëdyshje që kohën e bëjnë njerëzit. Le të bëhemi prijatarë të kësaj kohe që e kemi pritur të paktën … 100 vjet Mbase edhe ne duhet te monologojmë më shumë se kurrë për atë shprehje dyfjalëshe që i ngjan, më shumë se një sokëllime shpirtërore “Jam Shqiptar”