SHKODRANI  I LAÇIT CUNGU , NDIHET I KEQARDHUR QË LOJTARËT E TIJ   SHPERDORUAN NDAJ VLLAZNISË

0

Shkodranet e Vllaznisëe   mbasi kane mbetur pa trajnier, pra  vetem me zenvendesin Safet Osja  nuk kane mundur  te shkojne me tej se nje  humbje me goleade.Gjithesesi ndeshjet e kesaj jave  kane dhene rrezultate interesantePërfundoi java e 28-ë të Kategorisë Superiore. 18 gola në 5 ndeshje sollën një javë krejtësisht ndryshe nga herët e kaluara. Tirana dhe Kukësi nuk tolerojnë as në ndeshjet e radhës duke fituar respektivisht 5-0 ndaj Luftëtarit dhe 1-3 ndaj Partizanit Kampionët në fuqi të Shqipërisë regjistruan humbjen e pestë radhazi në këtë sezon dhe tashmë zbret në zonën e play-out për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore. Zyrtarisht, Flamurtari dhe Luftëtari kanë rënë nga Kategoria Superiore kur duhen dhe 8 ndeshje nga fundi i sezonit. Vlonjatët dhe gjirokastritët tashmë duhet të mendojnë për sezonin e ri.Laçi dhe Bylisi morën fitore shumë të rëndësishme teksa mposhtën 5-2 Vllazninë dhe 1-0 Teutën.Kurbinasit treguan forcën ndaj shkodranëve, të cilët u drejtuan këtë javë nga zv/trajneri Safet Osja. Bylis arrin të fitojë pas 10 ndeshjesh duke iu larguar përkohësisht zonës play-out. Skënderbeu renditet momentalisht si forca e tretë më e mirë në kampionat pas Tiranës dhe Kukësit duke mposhtur minimalisht në Vlorë Flamurtarin 0-1. Pavarësisht dënimit nga KAS-i me 10 vite jashtë kompeticioneve europiane, Skënderbeu tregon se nuk ka humbur asnjë shkëlqim nga ai i viteve të kaluara. “Pjesën e parë e nisëm mirë, arritëm të shënonim 2 gola. Shpërdoruam shumë, mund ta kishim mbyllur që në pjesën e parë, pjesa e dytë mund të ishte formalitet. Futbolli nuk ka garanci. Në pjesën e dytë u pa një farë meshtësie duke i dhënë mundësi kundërshtarit që të na vinte në vështirësi. E rrezikuam në disa momente rezultatin. Në golin e 4-t u mbyll gjithçka. Gjithsesi iu gëzohem 3 pikëve.Nga fillimi i ndeshjes 4 lojtarë të rëndësishëm të ekipit tonë nuk ishin prezencë, ashtu si me Teutën që nuk kishim 2 titullarë. Nderkaq  tekniku  I Laçit  shkodrani cungu   ndihet I keqardhur qe lojtaret e tij shpderdoruan  ndaj vllaznise .Nuk janë pak 4 lojtarë. Nuk ishim të qartë në lojën tonë. Në pjesën e dytë pati vetkënaqësi. Futbolli i tillë është, duhet të ishim më konkret. Kishim edhe djem të rinj në fushë dhe lojtarë me cilësi të mira.Në varësi të ndeshjes ne mundëm të harmoni ekipin. Nuabueze shpresojmë që të jetë në ndeshjet e fundit. I duhen disa javë terapi. Shpresoj të jetë prezent qoftë edhe 1 ndeshje ose 2”, u shpreh Cungu.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.