Shkodra rrezaton art dhe kulturë. Ky është mesazhi që ky qytet përcjell gjatë javës italiane, kjo e vlerësuar edhe nga Ambasadori i Italisë SH.T.Z. Fabrizio Bucci.
Bashkë me Ambasadorin, vizituam nga afër ambjentet e “Art House” në Shkodër, ku u shfaq edhe dokumentari kushtuar Maria Lai.
Gjatë këtij takimi së bashku dhe me organizatorët e Ekranit të Artit në Shkodër, diskutuam rreth rëndësisë së artit për Shkodrën, por në mënyrë të veçantë shprehëm vlerësimin e iniciativave që kanë rëndësi për Shkodrën, duke e kthyer këtë qytet në kryeqëndër të artit ashtu siç i takon.
Me Ambasadorin Bucci, vlerësuam bashkëpunimin e deri tanishëm, duke gjetur pika të përbashkëta, për të rritur akoma më shumë vëmëndjen e investitorëve italianë drejt Shkodrës, për t’i dhënë një implus të ri bashkëpunimeve ekonomike, kulturore dhe turistike.