Mbase sot nuk përbën çudi të madhe fakti se Shkodra dhe Ulqini firmosin marrëveshje Bashkpunimi në mes tyre, por ajo që vazhdon të qëndrojnë si një pikçuditëse , është fakti se prej 8 vitësh pushtet të socialistve në Bashkinë M.Madhe, nuk është parë një herë të vetme të vijnë në godinen e Bashkisë në qytetin e Koplikut , kreu i Komunes së Tuzit aso kohe Urbane e as tani i kësaj me të drejta të plota. Shtojmë faktin se meqnse janë në “kerkim ” të deshmorve të përbashkët të të njëjtes M. Madhe, ditët e fundit në Tuz dhe konkretisht në zyren e kreut të Komunës Nik Gjeloshaj ka qënë një delegacion i bashkisë M.Madhe kryesuar nga nënkryetari Sytki Ndrecaj… E bemë këtë sqarim në hyrje të këtij info pë Bashkinë Shkodër, mbasi ia vlen të merren modelet pozitive…
Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia dhe kryetari i Komunës Ulqin z.Omer Bajraktari firmosën marrëveshjen “Për nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Programit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri”.
Dy drejtuesit vendor dakortësuan për thellimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e projekteve në funksion të zhvillimit të turizmit, fushës ekonomike, art, kulturë e tjera.