Shkodër, vendoset guri “Austro- Hungarez” i rrugës së Shirokës

0
Falë bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me Konsullatën e Nderit të Austrisë në Shkodër dhe punës restauruese dhe me përkushtim të specialistëve, sot një vlerë historike për marrëdhëniet e qytetit tonë me Austrinë, është rikthyer me shkelqimin e merituar.
Në afërsi të Urës së Bunës, është rivendosur guri memorial, i cili tregon ndërtimin e rrugës Shkodër- Shirokë në vitet 1916- 1917 nga forcat austro- hungareze. Ka qenë një ceremoni e thjeshtë, me praninë e autoriteteve vendore, personaliteteve por edhe të ambasadorit të Austrisë në Shqipëri Christian Steiner.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.