Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur nga Shkodra konsultimet publike në kuadrin e rishikimit të kodit të transmetimit. Puna për ndryshimin e këtij kodi ka nisur prej muajsh, ndërkohë që puna deri tani është konkretizuar me një projektkod.
Kryetarja e Këshillit të Ankesave, Mirela Oktrova tha se pritet të bëhen ndryshime në të gjitha pikat që përmban Kodi i Transmetimit, ndërkohë që specifikon më kryesoret.Ndërkohë, Vasilika Hysi, eksperte pranë AMA-s tha se rishikimi i Kodit është një domosdoshmëri, nisur edhe nga 2fishimi i ankesave në 2 vitet e fundit.
Deri në muajin mars të vitit 2023, pritet miratimi i Kodit të ri të Transmetimit dhe më pas nis fushata e promovimit të këtij Kodi tek të gjithë grupet e interesit.
Në këtë takim gjatë debatit kanë dhënë mendimet e tyre edhe gazetarët e pranishëm, ku në tërsi janë dakordësuar më projektin e Këshillit të ankesave pranë AMA-s, por dhe kanë vlersuar realitetin e përditëshëm të gazetarve në Shkodër.