G, Vuçaj
E vetmja pikë shitje Akulloresh që mbahet mënd që në kohen e monizmit në qytetin e Shkodrës është Akullorja “Beqja” në kryqzim të rrugës së dugajve të reja . Natyrisht ata që e kanë jetuar në moshën e rinisë në vitët e diktatures eë kujtojnë me nostalgji , të vetmin kënaqësi që ndjenin tek u krijohej mundësia për të blerë një akullore tek “Beqja”. Kësisoj mjeshtri i Akullorës Beqja siç e njihnim të gjithë ishte bërë përsonazhi më I dashur , dhe më I njohur I kohës. Po kështu kjo traditë vijojë edhe në vitët e demokracisë , ku krahas përvojës së Beqos , tashmë mjeshtëra u bënë edhe djemt e tij Ilir e Berhan Canga. Kështu akullore “Beqja” jo vetëm që nuk e humbi traditën e mirë , por realisht çuditërisht do thonim , “formula” bërjës së Akullores është përcjellë tashmë në brëzin e Katëtrt të fisit Beqja. Themi kështu sepse para Beqos mësojmë se ka qënë babai i tij Mehmet Canga i cili e pati filluar jetën si akulloreshitës në qytetin e Shkodres këtu e 100 vite më parë , teksa ka ardhur në Shkodër nga Fshati Gurakuq i Librazhdit , fshat ky në kufi me Dibrën. Kësisoj është pikrisht ky djalosh i ri, Enes Canga i cili po ruanë dhe përcjellë më mjaft dashuri profesionin e Akullore bërsit dhe Akulloreshitësit duke u rënditur si stërnipi I mehmet canga , dhe nipi i Beqos ( Beqir Canga), Ku ka më bukur , më fisnikëri , më shëmbull pozitiv se ky:Ja ky djalosh fare i ri i cili quhet Enes Canga shprehet se i ra “barra” të ruajnë traditën e të parve të tij, ndaj ndihet krenarë për të kaluarën e fisit , por edhepër të ardhmën e nisur si vijimësi për të mbajtur në këmbë, dhe në “shtylla” të forta Akulloren “Beqja”. Akulloren e dadshur për të gjithë Shkodranët , dhe jo vetëm. Akullorën emb;lem të qytetit Shkodër me aromën e saj të veçantë, çka e bënë mjaft të shijshme , dhe te frekuntueshme nga gjithë.