Me ndarjen nga jeta të ish kryetarit të fshatit Rrjoll tashmë të ndjerit Fran Paja familjarët kanë humbur njëriun e tyre të shtrënjtë, fshati Rrjoll kryetarin e fshatit , njeriun e pa lodhur, gjithënjë i dobishëm për komunitetin.Ndërkohë kreu i Bashkisë Tonin Marinaj shprehet se ka humbur bashkëpuntorin e tij. Ja dhe statuesi i kreut të bashkisë:Sot i dhamë lamtumirën e fundit bashkëpuntorit tim, kryetarit të fshatit Rrjoll Fran Paja.
Franin do ta kujtoj gjithmonë si burrë korrekt në çdo detyrë që ka marrë përsiper dhe si një kontribues i palëkundur tek Partia Socialiste.
Frani do i mungojë familjes por edhe ne miqve të tij që do ta kujtojmë gjithmonë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij