Presidenti i FSHF, Armand Duka vizitoi Shkodrën ku takoi drejtuesit e klubit të Vllaznisë së femrave që pak ditë më parë siguroi një arritje historike me pjesëmarjen në grupet e Champions League. Permes nje postimi ne “Facebook” Duka shkruan se 14 vite me pare grupet e Women’s Champions League ishin një ëndërr kur e nisen futbollin e vajzave 14 vite më parë.
Postimi i plote:

Sot në Shkodër me vajzat e mrekullueshme të Vllaznisë, krenarinë e Shkodrës dhe gjithë futbollit shqiptar, të cilat vazhdojnë përgatitjet per përballjet me klubet më të mëdha të Europës.
Vllaznia në grupet e Women’s Champions League ishte një ëndërr kur e nisëm futbollin e vajzave 14 vite më parë.

Sot një realitet frymëzues për të gjithë futbollin shqiptar. Një sukses që konfirmon edhe njëherë se investimi te futbolli vajzave është i duhuri dhe po hedhim themele të shëndosha.

Konfirmova mbështetjen time personale dhe të FSHF-s për ti ndihmuar akoma më shumë këto vajza që kanë nderuar gjithë Shqipërinë.
