Në një dalje nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se së bashku me Alibeaj është dakordësuar se grupi parlamentar është institucioni ku zhvillohet debati mes demokratëve
Ai tha se ai do të jetë në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet dhe jo deputet që të garojë në një garë të ndershme.
Berisha: Unë i thash Alibeaj që grupi të jetë një institucion ku zhvillohet debati mes demokratëve. Edhe dje para gazetarëve këtë ngrita. Mendoj se ai ishte dakord me ketë si një hap të rëndësishëm për bashkimi ne demokratëve. Kam vlerësim për deputetët dhe grupin. Mendoj se do të ndodhë.
“S’jam mbi Kuvendin” Berisha njeh Alibeajn: Nuk mund të them se nuk është kreu i grupit parlamentar
Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet dhe jo deputet që të garojë në një garë të ndershme. I ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë të krijojë ekipin dhe të përcaktojnë rregullat dhe do të jetë gara më e hapur e ndodhur ndonjëherë. Të themi që nuk vendos Sali Berisha më për veten, vendosi 6 marsi që filloi si një lëvizje ku anëtarësia mori fatin e partisë. Anëtarësia ka në dorë edhe fatin tim.