Koplik ekspozitë fotografike/Histori e dhembjes Kombëtare

0

 

    May be an image of 8 people and people standing  Pas një turneu në shumë qytete Shqiptare , ku citojmë Shkodër , Ulqin dhe Tuz , ka mbërritur edhe në qytetin e Koplikut ekspozita e fotografive me karakter historik “Sanxhaku, histori e Dhmbjes Kombëtare”.
Ky eveniment vjen si projekt i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” në bahkëpunim me Insitutin Albanologjik , Prishtinë.Kësisoj dhe Kopliku është njohur disi më afër , më prekshëm me historinë e dhimbëshme të Sanxhakut.    May be an image of 2 people  Fllimisht pasi i kane uruar dhe përshëndetur mysafirët nënkryetari i Bashkisë M.Madhe Sytki Ndrecaj dhe historiani Ndue Bacaj, ky i fundit ka mbajtur një referat kushtuar Sanxhakut dhe Sanxhaksve, ndërsa lidhur me projektin që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri, folën kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, profesor i gjeografisë dhe mr.i diplomacisë, z. Ismet Azizi si dhe nënkryetari i shoqatës, publicisti dhe shrimtari, z. Ali Daci., Kësisoj gjatë kësaj ekpozitë vizitoret kane shprehur vlersimin për këto fotografi që sjellin në qytetin e Koplikut një copëz historie të dhimbeshme të Sanxhakut.Ekspozita e sipërpërmendur ka të bëjë me njohjen e opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar me të kaluarën, kulturën dhe traditën e popullit shqiptar në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe më gjerë.May be an image of 4 people
Në bazë të dhënave dhe dokumentacionit të përgatitur, mësojmë se kjo trevë në vazhdimësi ishte e banuar nga fiset ilire e së fundmi të fiseve të ndryshme si Kelmendasit, Kuçët, Hotët, etj.
Kjo popullatë iu nënshtrua asimilimit të gjatë shekullor, duke u nënshtruar dhe duke imponuar gjuhën dhe kulturën sllave fillimisht si myslimanë dhe përfundimisht si boshnjakë. Por, të gjitha dëshmitë flasin se kjo trevë edhe në ditët e sotme është e banuar nga shqiptarët, edhe pse pjesa dërmuese e tyre deklarohen boshnjakë jo më larg se në brezin e dytë na dalin puro shqiptarë.May be an image of 3 people and people standing
Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë, të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, te gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave në të ardhmen.
Trashëgimia kulturore e Sanxhakut përfshin pronën kulturore, kulturën materiale, kulturën shpirtërore, (e të tilla janë: Folklori, traditat, gjuha dhe veshjet tradicionale shqiptare, traditat, gjuha dhe ritet tradicionale), si dhe trashëgimia natyrore.    May be an image of 2 people and people standing Ndaj rreth kësaj ekspozite këtu në qytetin e Koplikut ka folur për medjat Ali Daci nënkryetar i Shoqatës”Kosova për Sanxhakun”.Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pathëna ose të pashkruara me fjalë.    May be an image of 2 peopleKështu është shprehur Ismet Azisi profesor i Diplomacise.Ekspozita do të ndikojë në mase të duhur te studentët aktualë dhe tek ata që do të vijnë të merren me studimin e këtij rajoni, që jep kontribut të madh të ngritjes së vetëdijes kombëtare të viset shqiptare që janë pothuajse të asimiluara, kjo është theksuar gjatë këtij ëvënti, nderkaq dedhe nënkryetari i Bashkisë M.Madhe Sytki Ndrecaj për medjat ka shprehur kënaqësinë që në qytetin e Koplikut u çel kjo ekspozitë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.