Sali Berisha:“𝐃𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐃-𝐬𝐞̈” 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐚: 𝐀𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐨𝐫𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦

0
    May be an image of 1 person  Në një dalje nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se së bashku me Alibeaj është dakordësuar se grupi parlamentar është institucioni ku zhvillohet debati mes demokratëve
Ai tha se ai do të jetë në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet dhe jo deputet që të garojë në një garë të ndershme.
Berisha: Unë i thash Alibeaj që grupi të jetë një institucion ku zhvillohet debati mes demokratëve. Edhe dje para gazetarëve këtë ngrita. Mendoj se ai ishte dakord me ketë si një hap të rëndësishëm për bashkimi ne demokratëve. Kam vlerësim për deputetët dhe grupin. Mendoj se do të ndodhë.
“S’jam mbi Kuvendin” Berisha njeh Alibeajn: Nuk mund të them se nuk është kreu i grupit parlamentar
Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet dhe jo deputet që të garojë në një garë të ndershme. I ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë të krijojë ekipin dhe të përcaktojnë rregullat dhe do të jetë gara më e hapur e ndodhur ndonjëherë. Të themi që nuk vendos Sali Berisha më për veten, vendosi 6 marsi që filloi si një lëvizje ku anëtarësia mori fatin e partisë. Anëtarësia ka në dorë edhe fatin tim.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.