Përsonalisht sa herë që unë dua të mbushëm më frymë, sa herë dua që të humbi të “këqijat “ e ditës vij këtu në breg të Liqënit të Shkodrës, në lagjën Culaj të qytetit të Koplikut.Dhe natyrshëm këtu gjëndën , ose e thënë ndryshe takohësh më njërz të moshave dhe kategorive të ndryshme, sejcili prej tyre, këtu gjënë shlodhjen e ditës, këtu gjënë “ajrin e munguar”, këtu është qëtësia…Por në realitet e kemi cekur edhe herë të tjera mosdashja e Bashkisë M. madhe , por edhe ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit për të investuar në breghun e Liqënit të Shkodrës , në pjesen e M.Madhe, ka bërë që numri i qytetarve frekuentues të jetë i reduktuar.Por ajo që të nxit, të krijon ndjesinë deri në përbuzje , mbase të pushtetarve tanë , ndaj kësaj dhuratë të natyrës, është dhe fakti që ne e kemi këtu këtë mrrekulli , dhe nuk e shijojmë, por ja që çifti Gjermano- Frances , kanë ardhur nga Gjermania për të kaluar një natë këtu në breg të Liqënit , pikrisht në Lagjen Culaj të qytetit të Koplikut.Ky djaloshi quhej Filip, dhe për hirë të së vertetës, në tashmë i themi faleminderit teknologjisë së internetit, perdorëm Gogle për të përkyhyer njëri tjetrin , dhe u kuptuam fare mirë.- Kemi hyrë në internet, pamë këtë vënd fantastik në Albani dhe i tham njëri tjetrit, do kalojmë një natë të bukur. Vijon kështu biseden Filipi, i cili vazhdon të ndezin zjarrin për tu ngrohur , se për të pregaditur gjellen , shoqja e tij perdorte këtë minibombul gazi.Ndersa siper autovetures , çifti i dashuruar Gjermano frances, kishin ngritur shtratin . Një wikënd fantastik ky. Shqiptarët iu pelqejnë për buzëqeshjen që ju dhurojnë shprehen dy turistët . Ndersa kanë dhe vrejtje për infrastrukturën e rrugës , nga qëndra e qytetit deri këtu në bregë të Liqënit.me shaka gjatë bisedës iu thash; këtë vrejtje ua këmi bërë dhe ne sa e sa herë Bashkisë, por s’na kane degjuar, le të shpresojmë se vrejtja e juaj do merret si një Vrejtje Gjermane dhe Francese , e mbase u mbushet mëndja për të investuar në rikonstruksionin e rrugës, por dhe të bregut të Liqenit , këtu në Culaj.!!! Ja pra sa afer e kemi ne këtë mrrekulli të natyres, dhe nuk e shijojmë sa dhe si duhet , sa afer e kanë Gjermanet dhe Francezet Liqënin tonë!!!