Gjithë këto vitet e fundit organizatat e veteranve , dhe familjet edeshmorve kanë kerkuar të kthehet në instucion perkujtimi i Luftës së Koplikut. Madje vite më parë Këshilli i Bashkisë së qytetit të Koplikut , pati miratuar 20 Shtatorin e çdo viti , si datë feste.Por kjo datë u harrua, duke u mjaftuar me vëndosjen në sheshin e qytetit një simbol, e cila u “pagëzua”me ëmrin ;”Gështenja” e djegur e Reçit.
Në kujtesë të kësaj harrese , si nga Bashkia M.Madhe , ashtu edhe organizatat përfaqësuese, ne po japim këto info, si dhe një material të zgjeruar nga publicisti dhe historiani Ndue Bacaj.—-Lufta e Koplikut ka qenë një konflikt i armatosur kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave në krahinën e Shkodrës zhvilluar në muajt korrik e gusht të vitit 1920. Forcat e qeverisë shqiptare dhe vullnetarët nën drejtimin e ministrit të Mbrendshëm Ahmet Zogolli, dhe drejtimit në terren të ushtarakëve Hamid Gjylbegu dhe Taip Shkodra bënë të mundur largimin e forcave jugosllave dhe mercenare.
Pas zmbrapsjes së austro-hungarezëve më 31 tetor 1918, Shkodrën e kontrollonte forca ushtarake e aleatëve fitues të Luftës së Parë Botërore e komanduar nga gjenerali francez De Fortou.[2] Pas deklaratës së presidentit amerikan Udrou Uillson për moslënien mënjanë të çështjes së kufijve të Shqipërisë. Deklarata shprehte edhe se nuk do te pranohej ndonjë kompensim territorial në Shqipërinë Veriore në favor të jugosllavëve.[3] Me kërkesën e qeverisë së dalur nga kongresi i Lushnjes, më 11 mars 1920 gjenerali francez e la Shkodrën në menaxhimin e përlimtares dhe kryetarit të saj, Musa Juka.[4]
Kjo ndërhyrje synonte të shkëpuste një pjesë tjetër nga trualli shqiptar dhe ta detyronte qeverinë shqiptare të ndiqte një politikë projugosllave. Nga 26 korriku e deri më 21 gusht, forcat jugosllave pushtuan disa zona në malësitë e Shkodrës dhe arritën në Koplik. Nga kundërgoditja e forcave shqiptare agresorët u detyruan të tërhiqen në kufirin 1913-ës. Më 21 gusht forcat jugosllave shpërthyen sulm të ri dhe pushtuan Kelmendin, Kastratin, Shkrelin e Koplikun. Përballë qëndresës së vendosur të forcave shqiptare dhe e izoluar në arenën ndërkombëtare, qeveria jugosllave u detyrua të tërhiqej.
|
|||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
![]() |
![]() |
||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
![]() ![]() ![]() |
![]() |
||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
![]() |
![]() |
||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
![]() |
![]() |
“LUFTA E KOPLIKUT” 1920, (27 KORRIK 1920-14 SHKURT 1921)
Nga Ndue BACAJ
“LUFTA E KOPLIKUT” 1920, (27 korrik 1920-14 shkurt1921):SIMBOLI I LUFTRAVE DHE PERPJEKJEVE SHEKULLORE TË SHQIPTAREVE NË MBROJTJE TË TROJEVE TË VETA NGA LAKMIT E FQINJEVE SLLAV
Në vend të hyrjes
Që kur krijuesi i fali të paret e shqiptareve ,banoret autokton të ketyre trojeve të bekuara të Europes , brez pas brezi ju është dashur të mbrohen nga fise e popuj , që vershuan mbi trojet tona. E nese shumë vershime e pushtime erdhen dhe u zhduken thuajse pa lënë gjurmë ,ato të sllaveve që zbriten nga Karpatet dhe Uralet në shekujt VI-VII ,jo vetem zunë vend por u bënë fqinjet tanë…Një sentence shqiptare per fqinjin thote se po të jenë i mire fqinji i ngjane një vellai që nuk kerkon hise. Mirpo me fqinjet sllav nuk ka ndodhur keshtu pasi atyre megjithse u kemi “dhënë” mjaft hise nga trojet tona ,ata nuk u ngopen kurrë , duke u bërë të “krahasueshem” me një mik ,që kishte ardhur per hall e duke shfrytezuar bujarin tonë kerkoi së pari me e lënë në oborr, pastaj në koridor të shtepise, më vone me e fut në guzhin dhe me i dhënë me hanger e pi ,e deri duke i leshua një dhome me fjetë , dhe në nesre ky mik në vend që të falnderonte mikpritesin kishte thenë se nuk largohej ma prej ketu pasi kishte hisen e vet në ketë shtepi … Fatkeqesisht në ato kohe ai që do gjykonte keto “ngaterresa” shekullore ishte Europa plakë, e cila në vend qe ti jepte të drejt – të drejtit (vendasit,Ilir ,Arber e Shqiptare) ,që ishte pjese e vet Europes që në agimin e jetes ,shpesh i dha të drejtë ardhacakut , që nga ky gjykim i padrejt mori zemer e shtoi zollumin…
Pak histori nga luftrat me fqinjet
Deri me pushtimin otoman te paret tane me luftra e sakrifica kishin arritur te ruanin nje pjese te mire te trojeve tona etnike . Por edhe pas ketij pushtimi qe perfshiu edhe fqinjet sllav ,megjithe ndarjet e nendarjet administrative te bera nga perandoria osmane (per qellimet e saja),trojet shqiptare e ruajten disi “tersine” dhe identitetin e tyre. Mjerisht nen kete pushtim shqiptaret me trojet e veta , pa deshiren e tyre e kishin lidhur “fatin” me ekzistencen e perandorise osmane ,”fate” i cili mori tatpjeten sëbashku me perandorin ne shekullin e XIX , kur Europa me “moton” te shkepusim sa me shume nga trojet e Turqise se Ballkanit Perendimore , ne fakt shkepuste pjese te saje ,per tju a hellur arinjeve te Uraleve … Luftrat mbrojtese (me pushke e pende )të të pareve tane ndaj lakmive serbo-malazeze jane te shumta , sidomos pas vitit 1831,vit qe shenoi renien e dinastise famemadhe shqiptare te Bushatlinjeve te Shkodres.. Por ne po kujtojme vetem disa: Luften e Vranines (1861),luften e Kernices (1862) *1*, tre luftrat e Shpuzes (1876-1877) ,luften e Potgorices (1877) ,luften e Tivarit (nentor 1877–janar 1878 ).. *2*,per te vijuar me luftrat heroike ne mbrojtje te trojeve shqiptare nga vendimet e traktatit te Shen Stefanit te miratuara ne Kongresin e Berlinit (1878).*3*. Vecanarisht luftrat e viteve 1878-1881 ne mbrojtje te Hotit,Grudes ,Plaves , Gucise , Ulqinit e tjer ,ku historia i vlerson si me heroiket dhe kane si protogonist ,Malsoret ,Shkodranet , Dukagjinasit ,Kosovaret e me gjere ,te cilet udhehiqeshin nga“Lidhja shqiptare e Prizrenit” (1878), e cila kishte te organizuara deget e saja ne tere Shqiperine Etnike me pjesmarrjen e figurave me te shquara te trevave tona… Gjate ketyre viteve te mbrojtjes te trojeve tona me arme , Malsoret ,Shkodranet e me gjere “luftuan” edhe ne rruge diplomatike ,duke organizuar dhe nenshkruar kerkesa ,peticione e memorandume.Nga Malesia e Madhe gjejme ne menyre te perhershme emrat simbol te trojeve tona te Smajl Martinit e Baca Kurtit e Grudes , Çun Mules , Ded Gjon Lulit , Nikoll Mirash Hasanit e Marash Ucit te Hotit, Sokol Mustaf Bajraktarit ,Meto Demes ,Abdyl Kurtit , Mem Shabanit , Istref Alise e Haxhi Metes te Koplikut , Mirash Muses e Ded Hysit te Trieshit , Fasli Gruemires ,Tafil Bishos e Ali Tahirit te Grizhes , Hajdar Hukes se Rrjollit , Mark Loshit te Recit ,Ujk Giles-Kelmend , Dod Preçit ,Zenel Shabanit e Gjel Vuksanit – Kastrat ,Marash Dashit e Tom Nikes-Shkrel ,Tak Elezit Lohe (e Poshtme ), Bec Tahirit (bajraktar ) Buz-Uji e tjer..*4*. Luftrat e perpjekjet kunder lakmive te shoveneve sllav fqinje nuk rreshten kurre ,ndaj fillimi i shekullit XX-te i gjeti trevat shqiptare me pushke e me pende ne dore.. Viti 1911 eshte viti i kryengritjes antiotomane te flamurit kombetare , qe rizgjoi fuqishem ndjejat kombetare qe çuan ne shpalljen e pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912 nga Vlora…*5*. Por shekulli i ri (XX)shenoi edhe nje hov te ri te lakmive shovene te mbeshtetura nga vendime te tjera antishqiptare te Europes te vitit 1913 e veçanarisht te vitit 1915,vendime qe ishin shoqeruar me luftra grabitqare te fqinjeve , te cilet deshen te na lene pa Shqiperi .. Malesia e Madhe me aleatet e perhershem ; Shkodren me Dukagjinen e me gjere ishin barrikada e pare qe ndesheshin me lakmit shovene . Te djegunit e Kelmendit me 16 gusht 1914, invazionet ne Hot ,Kastrat , sulmet ushtarake mbi Shkodren *6*e tjera , ishin disa nga simptomat qe lajmronin rikthimin e stuhise serbo-malazeze mbi trojet tona. Europa pas luftes pare boterore e dorzoj Shkodren tek forcat nderkombetareve me ne krye francezin (filosllav) Bardi de Fortu..Gje qe shtoi enderrat e Malit Zi per Shkodren dhe kufirin deri ne lumin Mat….
NE PRAG TE LUFTES
Malazezet qe ne vitin 1918 pretendonin kufirin “minimal”ne Qaf te Malthit (Komuna Kastrat), ku edhe sot ekzistojne guret qe kishin vendosur si piramida..Mali i Zi me 13 nentor 1918 kishte votuar bashkimin e tij pa emer me Mbreterin Serbo-Kroate-Sllovene *7*,ndaj pas kesaj ngjarje ky vend i vogel do te mbeshtetej edhe me fuqishem nga Serbet…Ne Paris (France) (1919) fillon Konferenca e “Paqes”(ne fakte per shqiptaret e luftes). Ne konference kishte shkuar edhe nje delegacion shqiptare me ne krye kryeministrin e qeverise “Durresit” Turhan Pash Permetin ,i cili nenshkruan dy peticione qe i dergohen Presidentit te 28-te SH.B.A.-se Voodrow Wilson ,ku i kerkohet ndihme per te kundershtuar “mandatin” e Italianeve per te mbajtur te pushtuar Vloren..*8*. Presidenti i Amerikes (Wilson) ne fakte qe me 4 korrik 1918 (nga jahti presidencial “Mayflower”) ,thuhej se i kishte dhene fjalen veprimtarit te njohur te “Vatres” Fan Noli ,se nje nje Zë qe kishte Amerika do ta perdorte edhe per te miren e Shqiperise…*9*. Per aresye se Turhan Pasha nuk dinte mire shqip dha dorheqjen ….,dhe ne vend te tij e mori kryesimin e delegacionit imzot Luigj Bumçi me sekretare At Gjergj Fishten .. Vlen te kujtohet se serbo-malazezet (me ndihmen e dados tyre Rusis e dhe Frances te asaje kohe),ne konferencen e paqes propoganduan “iden” se popullsia katolike e Malesise Madhe ,Shkodres , Lezhes e Mirdites ,eshte dakord ti bashkengjitet shtetit Malazez me popullsi ortodokse ,pra kristiane. Me inisiativen e imzot Luigj Bumcit , At Gjergj Fishtes dhe patriotit Luigj Gurakuqi , nga keto zona ju dergua nje protest energjike konferences dhe lidhjes se kombeve ,ku nder te tjera shkruhej : “Popullsia katolike shqiptare ,ka interesin me te madhe te qendroi e bashkuar ne nje Shqiperi te lire , dhe per kete e shtyjne motive kombetare dhe fetare. Po qe se do te kerkoni te na “bashkoni” me Malin e Zi, atehere konferenca do te bejne nje krim te rende ndaj gjuhes tone ,religjionit tone. Katoliket e muslimanet jane vellezer,dhe si te miren ashtu edhe te keqen e ndajne se bashku…” **. Mbrojtjes të të drejtave te shqiptareve i ishte shtuar edhe zeri i Benediktit te XV-te, me te cilin ishin takuar Imzot Bumçi dhe Mehdi Frasheri. Mbas audiences me Papen Imzot Bumçi me Pater Gjergj Fishten shkuan ne Bruksel per t’ju lutur kardinal Mercierit qe te intervenonte prane aleateve ne favor te Korçes e Gjirokastres (per ti shpetuar nga pretendimet e aneksimit nga Greqia). Kardinali premtoi se do te nderhynte menjehere *10*. Serbo-Malazezet ,duke perfituar nga mjegullnajat e konferences ,dhe inkurajimi i nje pjese te Europes ne dhjetor te vitit 1919 , provokuan nje incident kufitare ku vranë 80 malsore nga Gruda e Hoti , qe me gra e femije po kalonin ne anen shqiptare ,per me ju larguar dhunes dhe persekutimit te shtetit Malazez *11*. Paria e Shkodres me 11 mars (1920) deboi gjeneralin francez (Bardi de Fortu ) ,dhe merr ne duar fatet e qytetit te Shkodres ,me kryetar Bashkie Musa Juken , si dhe merr bekimin e Qeverise se Tiranes (dalur nga Kongresi i Lushnjes).*12*. Ushtria Serbo-Malazeze (nga mali i Taraboshit) do te sulmonte qytetin e Shkodres , i cili kishte organizuar rezistencen … Nje Lufte frontale po pergatitej me kujdes ne Mal te Zi , por per kete thuhej se po kerkohej shkaku .. Nga ndonje intelektual i kohes eshte shkruar ne (kujtimet e tij) se Lufta e Koplikut ishte provokuar nga nje oficer i xhandermarise ne Shkoder , i cili paska sulmuar gjoja forcat Jugosllave ne kufi ..*13*. Ne fakt nuk eshte keshtu ,pasi forcat e xhandermarise kishin shkuar per te mbrojtur popullsin e Malesise Madhe ne kufi , qe provokohej vazhdimisht nga ushtria Serbo-Malazeze…
“LUFTA E KOPLIKUT”
Lufta e Koplikut zyrtarisht do te fillonte me 27 korrik (1920). Kjo lufte do kishte “bekimin” e Qeverise shqiptare te dalur nga Kongresi historik i Lushnjes ,gje qe e bene kete lufte mbrojtese te paren te organizuar nga nje Qeveri Kombetare pas 441 viteve ,lufte e qendrese popullore..Ne ditet e para te muajit gusht ,prane shtabit te mbrojtjes te vendosur ne Çesme te Koplikut (ne shtepi te Zef Luc Mullisit ), do te vinte Ministri i brendeshem Ahmet Zogu dhe patrioti i klasit pare Bajram Curri *14*.
Nga nje dokument i kohes mesohet se ushtria vullnetare e Malesise Madhe perbehej : 120 trupa nga Rapsha e Hotit , 103 trupa nga Traboinit (Hotit), 32 nga Gruda , 307 nga Kastrati , 148 nga Shkreli , 133 nga Rrjolli , 34 nga Buza e Ujit , 132 nga Lohja e Reçi , 76 nga Grizha , 50 nga Gruemira , 30 nga Kopliku *** , 98 nga Kopliku i Siperm –Bogiq –Palvar-Dobre e tjer . Sipas trashigimise gojore kishte shume me shume vullnetare te lirise sesa paraqet ky regjistrim zyrtare…. Ketyre forcave mbrojtese te Malesise u prinin : Deli Meta , Luc Nishi e Zef Prel Martini–Hot , Gjok Dod Preçi , Zenel Shabani , Gjelosh Gjoka , Gjeto Daka e Dedush Marashi –Kastrat , Zef Martin Ivezaj dhe Prek Ded Gjolaj-Grud , Vat Marashi (Vrith) e Kanto Marashi (Zagore)–Shkrel , Nuz Sokol Bajraktari ,Keq Sadik Balaj – Reç , Bajram Hyseni (Linaj) ,Bisho Abdyl Sulaj – Gruemire, Islam Hajdari (Leporosh), Oso Met Beqiraj (Egc-Rrjoll) ,Selman Bajram Ramcaj (Gruemire-Çesme) , Smajl Delia e Tom Ded Sina –Lohe Siperme, Tafil Bejtja e Qerim Zymeri Koplik Siperm ,Mustaf Bishi -Lohe e Poshtme.****. Kelmendi me ne krye Prek Calin qendronte ne gatishmeri te mbrojtjes te trojeve te veta nga sulmet e herë-pas-hershme te Malazezeve. Gatishmerine e malsoreve ne mbrojtje te trojeve tona e shprehin mrekullisht vargjet lapidare te poezis “Nena Shqyptare” te shkruar me 01 gusht (1920) ,ku nder te tjera po citoj :
“E po ngas ,po, si vetima .
Ku rreh topi e rreh martina .
Ku luftojne vllaznit e mi.
Per liri t’bukres Shqypni …. “ *15*.
Ndersa Shkodres me rrethina u prinin : Sylço beg Bushati , Hamit Gjylbegu , Adem Haxhia e Can Osmani (Postribe) ,Vat Sokoli (Shale),Shuk Gurakuqi ,Muharrem Kazazi, Zef Serreqi , Qamil Kadri Boksi ,Dyl Grizha , Maliq Bushati , Maliq Sokoli , Nok Gjeloshi ,Rasim Gjyrezi , Taip Shkodra , Musa Juka , Rexhep Shala , Man Hoti ,Dom Loro Caka , Xhemal Bushati , Pater Ciril Cani , Oso B. Kopliku , *16* e tjer… Me kete rast po kujtojme se Ahmet Zogu (ministri i Brendeshem) , emroi komandant te frontit te luftes Pater Ciril Canin ,ku me kete rast i dha graden Kapiten me tre Yje ..*17* . Ne nje dokument te muajit gusht tregohet se nga qyteti i Shkodres kishin ardhur ne frontin e luftes 459 vullnetare ,dhe 130 xhandar te komanduar nga Hasan Bushati ,ndersa nga rrethinat kishte 313 vullnetare qe vinin nga Drishti ,Boksi , Suma ,Sheldia ,Shllak eTemali ,Jubani e tjer…*18*…. Ne ndihme te luftetareve te lirise ne Shkoder me daten 3 gusht u krijua Komiteti bamires “Grueja Shqiptare “ me kryetare Shaqe Çoben ,kryetare nderi Habibe Bekteshin , sekretare Paulina Leken dhe arketare Albina Ashikun. Ardhjen e ketij komiteti ne frontin e luftes e vargezon populli me fjalet :
” Krisi Pushka ne Prrua te thate ;
Ne Koplik kane ardhur grate…” *19*.
Te rinjet Shkodran ….krijuan grupin e Çiklisteve –Korier ,ku u dalluan Simon Rranxi ,Muhamet Haxhia ,Loro Nika , Qazim Mesi , Kol Çuni e tjer. Doktor Sadetini themeloi shoqaten “Hylli i Kuq” ,per te ndihmuar te plagosurit ..*20*. Ne formacionet luftarake te “Luftes Koplikut” benin pjese edhe 300 vullnetar nga Kosova , e Plav-Gucia ,ky ketyre trimave u printe Hasan Feri ,(djali i patriotit Jakup Feri). Ne javet e para te gushtit erdhen ne Shkoder edhe rreth 300 vullnetar nga Kruja , Kavaja ,Shijaku, Durresi ,Tirana ,te cileve u prinin Abaz Kupi e Mustafa Merlika (Kruja) *21*.Ne Shkoder qendronin ne mbrotje te qytetit e rrethinave qindra luftetar te tjere ,ku rreth 260 vullnetare vinin nga Kosova ,Hasi ,Kukesi , Tropoja e me gjere…Ne keto kohe Dukagjini ishte i teri ne kembe ne mbrojtje te trojeve te veta nga invazionet e ushtrise Serbo-Malazeze…Edhe Lezha, Mirdita , Puka e tjer qendronin ne gatishmeri te mbrojtjes trojeve shqiptare . Ne ditet e para te gushtit nje lajme i gezueshem kishte ardhur nga Vlora e cila me luften e saj heroike kishte detyruar okupatoret italian te dorzohen ,duke nenshkruar marrveshjen me Qeverin shqiptare me 2 gusht 1920 per zbrazjen e Vlores nga ushtria italiane..*22*. Dibranet ,(por edhe Matjanet) luftonin si Luaj -malesh kunder pushtuesve Serbe.. vargjet e me poshtme e tregojne me pak fjale kete heroizem :
N’Breg Drinit krisi topi ,gjimoi Dheu ,
Dibrani ne lufte detyren e kreu ,
Çohi burra gjithe me bese – bese ,
Per Dibren luftoni me te madhen shprese…
Trimave dibran u prinin Murat Kaloshi , Suf Xhelili , Dervish Lusha ,Dine Hoxha ,Dan Cami e tjer.*23*. Dibranet megjithse ne lufte per vehte kishin ndihmuar edhe mbrojtjen e Shkodres duke derguar qindra vullnetare… Gjate kesaj kohe qeveria e Tiranes kishte sukses edhe ne eleminimin e rebelimit te Esadisteve… Lufta e Koplikut ka si date zyrtare te fillimit 27 korrikun(1920),dhe date te perfundimit 14 shkurtin e vitit 1921 ,pra ka plote 203 dite lufte e sakrifica te panumerta ,qe u kurorzuan me fitoren e shqiptareve..Gjate ketyre ditve çdo pellembe e trojeve tona ka nje histori ne vehte gjaku e qendrese …Historia e kesaj lufte na tregon organizimin perfekt te vullnetareve qe u shumfishuan dhe u bene ushtri e rregullt , duke zhvilluar mjaft beteja te sukseshme , por ne duam te kujtojme vetem disa si: Betejat ne Vrake , ne Gruemire e Grizhe . Sulmin mbi ushtrine serbo-malazeze ne Koplik te Siperm. Betejen e tre gushtit ne Prrua te Thate..Betejat ne “Kodrat” e Koplikut , ku ne keto luftime rane heroikisht 10 deshmore ,por edhe shovenet e kishin paguar mjaft shtrenjt.. Beteja ne Suka te Moksetit qe perseriti heroizmin e vitit 1911… Beteja ne Qytez (Hot), ne Qaf te Malthit. Aksionet luftarake ne Buze-Ujit (ne fshatin Kamice) ku u kapen mjete lundruese me furnizime te ndryshme per ushtrine.. Beteja te medha u zhvilluan ne Maj te Napujes , ne Maj te Krygjes ,ne Suk te Kolvates ,te Vorri i Papes (Kastrat). Nje beteje disi anonime ka mbetur ajo qe pershkruan studiuesi Hamdi Bushati ,qe kishte qene edhe pjesmarres dhe sekretar ne luften e Koplikut ,kur shkruan se 14 hotjane ishin te rrethuar nga Malazezet ne shtepin e Dedush Marashit ne Vukpalaj dhe po luftonin si dragoj , por kur atyre po u mbaroheshin fisheket nje grua malsore (mjerisht deri tani nuk ja kami gjetur emrin ….) u kishte thirrur me sa fuqi kishte per t’u dhene zemer : “Qindroni ,se ju erdhi ne ndihme Shkodra”. Hotjanet e fituan betejen ,por malsoren trimeresh e vrane ushtaret Malazez..*24*. Nje beteje e paharruar ka mbetur ajo e zhvilluar ne lagjen Llazan (Koplik me 20 shtator 1920) ,ku trimi Zef Prel Martini luftoi heroikisht (edhe pse i plagosur) perballe nje ushtrie të tërë serbo-malazeze ,duke e bere shtepin e e thjeshte te Lush Pep Smakajt ti ngjajnë Kulles famemadhe te “Oso Barotit “ ne Vranin … Deshmori Zef Prel Martini u “kap” tradhetisht nga nje major shqiptare i cili i kishte thene te dorzohej ne bese te tij se do ta falnin e çonin per mjekim ne Potgorice . Por nuk ndodhi keshtu se majori ishte i “zene “ rob (shpirterisht) per vehte nga qeveria e Kral Nikolles te Malit Zi ,ndaj trimin Zef Prel Martini ,ushtaret malazez e pushkatojne ne Badra te Mehajve (afersisht ku ka sot memorialin)… Gjate gjithe kesaj kohe ishin zhvilluar disa beteja te rendesishme kunder shoveneve serbo-malazez ne Shkoder e rrethina . Luftime ishin zhvilluar edhe ne Bardhaj e tek Kisha e Traboinit ,qe ishin andej kufirit te 1913..e tjera e tjera beteja ne te gjitha trojet e Malesise e Madhe me gjere.. Kopliku gjate gjithe kesaj lufte mbrojtese ishte qendra e veprimeve organizative e luftarake te clirimit e mbrojtjes te trojeve shqiptare nga invazionet e ushtrive serbo-malazeze. Kopliku ishte vatra me e ngrohte ku u strehuan luftetar ,e drejtues te luftes , te cilet gjeten jo vetem zemrat e bardha (me buke e kryp e cfare kishte falur Zoti) ,por edhe bese , trimeri ,burreri e strehe te sigurt… Eshte pikrisht kjo aresyeja qe qeveria shqiptare i kishte mbajtur “mend” emrat e burrave Koplikas qe kishin kontribuar ne kete lufte , si : Cuf Brahimi , Kadri Selmani ,Dylo Meti , Zeqir Hoti , Bel Cufaj , Nikoll Zefi , Brahim Sejdja ,Dik Laçi ,Hajdar Meta , Beqir Curri , Cul Istrefi , Sejdi Fili , Hajdar Curri , Musa Selimi , Bajram Rexha , Hajdar Duli , Zek Zeneli , Sylo Haxhia , Beqir Zeneli ,Ramadan Sejdja , Çun Zeqiri , Abdyl Bajraktari , Cuf Rexhepi ,Elez Ujka …*25*. “Lufta e Koplikut” eshte e madhe , si çdo lufte lirie e pavaresie qe ka ne themel gjakun e bijeve e bijave te saj . Qindra te plagosur ,por edhe dhjetra deshmore shkruan historin e kesaje toke , e cila nuk do ti harroje kurre ata qe i dualen zot .. Në shenje nderimi e respekti meduam ti kujtojme te gjithe emrat e deshmorve (qe kemi mundur ti sigurojme nga matriale te shkruara ,apo ti mbledhim nga trashigimi gojore të besueshme),te cilet jane:
DESHMORË NGA HOTI (Nga të dy anet kufirite 1913) :
Lucë Nishi
Zef Prel Martini
Zef Dedë Luli
Zef Mark Gila
Lukë Nikë Pllumi
Prekë Dashi
Dedë Prek Ujka
Kolë Nikë Luli
Gjon Nikë Gjergji
Prel Nikë Pretashi
Gjon Vatë Marashi
Prekë Dush Nika
Gjon Lulashi
Kolë Dushi
Zef Gjokë Mali
Mark Dedë Gjoni
Lucë Lekë Gjeloshi
Lash Ujkë Luli
Kolë Nikë Gjeloshi
Lekë Keqi
Pjeter Kolë Ujka
Milan Mustafa
Zef Prela
Mark Deda
Zef Pretosh Varfi
Gjekë Kola
Gjon Mark Bori
DESHMORE NGA KASTRATI
Ndrekë Kaçeli (Jeran)
Gjeto Dedë Marku (Vukpalaj)
Lekë Pjetri “
Nikë Lucë Mujaj “
Mark Hys Kalaj “
Zef Nikë Lumaj (Mokset )
Marash Vatë Lumaj (Goraj )
Nishë Ulaj “
Nikollë Dedë Lulashi “
Prelë Marash Vuksanaj “
Voc Keqi (Kastrat )
Nikollë Voc Keqi “
Lulash Voc Keqi “
Nikë Tom Nrakaj “
DESHMORË TË TJER NGA MALESIA DHE SHKODRA..
Oso Ujkë Osja – Reç
Selman Bajram Ramçaj – Gruemirë-Çesma
Gjeto Brahim Elezi – Vorfë
Islam Hajdar Korobeci – Lina-Leporosh
Oso Meta – Rjoll
Mustaf Alivoda – Shkoder
Ali Rexhep Spahia – Shkoder
Can Osmani – (Ura e Shtrenjt) Postribë
Zeqir Beqja – Postribë
Vat Sokoli (Pecaj) – Shalë …*26*.
Kjo luftë mbrojtese ka edhe dhjetra deshmorë të tjer ,që ndonse ne nuk po ju a “cilsojmë” emrat (per mungesë referencash) , historia e Shqiperisë i ruan me nderim të veçant në zemren e saj , dhe në themelet e konsolidimit të shtetit tonë të pavarësuar një shekull më parë.. Perkujtimi i kesaj lufte mbrojtese (si dhe të tjerave) që kanë sjellur lumenjë gjaku e dete mjerimi ,nuk kanë per qellim të nxisin urrejtjen me fqinjet sot as mot , por të na tregojnë se si nuk duhet te jenë kurrë më historia në mes nesh…
R E F E R E N C A T :
*1*. Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet ,vll.I. fq.415-418.
*2*. Hamdi Bushati, po aty ,fq.421-426. + Kryengritjet popullore të viteve 30-të të shekullit XIX ,dok. Osmane ,pergatitur nga Akademia e Shkencave …Tiranë 1978.
*3*.Ferdinand Schevill ,Ballkani ,historia dhe qytetrimi ,fq.325-327.
+ Edwin Jacques ,SHQIPTARET…fq.286-287.
*4*.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 , botim i Akademise Shkencave..Tiranë 1978 ,fq.40-45.
*5*.Akte te Rilindjes kombetare…po aty ,fq.260-261.
*6*.Kalendari Kombiar i vitit 1916, fq.56-59.
*7*.Serge Metais ,Historia e Shqiptareve nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves ,fq.204.
*8*.Turhan Pash Permeti ,Shqiperia perball konferences se paqes Paris-1919 ,fq.111-114. + Revista “LEKA” ,te drejtat e Shqiperise Etnike ,vll.I. shtypshkronja “Zoja e Paperlyeme” Shkoder 1944…fq.196-197.
*9*.Edwin Jacques…po aty ,fq.403-405 , +Tajar Zavalani ,Histori e Shqiperise, fq.257.
**.Protesten e nenshkruajne : Imzot Jak Serreqi – arkipeshkev i Shkodres , Imzot Gjergj Koleci – ipeshkev i Sapes , Don Zef Gjinali –administrator i abacise Mirditë ,Don Pjeter Gjura –famulltar i Shkodres ,At Vincenc Prenushi dhe At Engjell Serreqi…(gaz,”55” ,dt.03.10.2009).
*10*.Sejfi Vllamasi ,Ballafaqime politike 1897-1942 ,fq.116.121.
*11*.H. Bushati ,po aty ,fq.471 , + trashigimi gojore.
*12*.Sejfi Vllamasi , po aty..fq.144. + Eqerem Vlora ,Kujtime 1885-1925 ,fq.449.
*13*. S. Vllamasi , po aty ,fq.157.
*14*.Nikolla Spathari ,Malesia e Madhe siç e njoha unë,fq.193.
***.AQSH f.n.260,viti 1920,dosje nr.26 dt.13.8.1920,leter e intendences Koplik ,komandes te trupave vullnetarë ,Çesma (Koplik).
****.Keta emra patriotesh qe u prine trimave malesore e me gjere ne lufte jane njerre nga disa trashigimi gojore te konsultuara me dokumente dhe libra te shkruara nga Hamdi Bushati –Shkodra dhe Motet ,Sejfi Vllamasi –Ballafaqime Politike.. …Eqerem Vlora ,kujtime 1885-1925 , Nikolla Spathari- Malesia e Madhe siç e njoha unë , At Zef Pllumi –Histori kurr e shkrueme , Xhevat Repishti- Lufta per mbrojtjes e Shkodres 1918-1920 , etjer.
*15*.Revista “Nena Shqyptare”, nr.2 ,viti 19120.
*16*.H. Bushati po aty , fq.470-477.
*17*. At Z. Pllumi , Histori kurr e shkrueme ,fq.494-495.
*18*.AQSH f.n.260 viti 1920,dosje nr.26 dt.13.8.1920.
*19*.Xhavat Repishti ,Lufta per mbrojtjen e Shkodres 1918-1920 ,fq.214-215.
*20*.H. Bushati ,po aty ,fq.472-473.
*21*.H. Bushati ,po aty ,fq.474.
*22*.Eqerem bej Vlora ,po aty,fq.449.
*23*.Sejfi Vllamasi, po aty, fq.159-161.
*24*.H. Bushati ,po aty, fq.477 (deshmi e marrur nga Rrustem Berdica).
*25*.Dokumenti nr.2967,dt.27.7.1921 i gjetur ne godinen e ish Nenprefektures Koplik..
*26*.Trashigimi gojore te mbledhura nga autori (N.B.) + Emrat qe gjinden ne referencat e sipercituara , Revista Leka …+ Gjok Luli “Kastrati”, e tjer..