Shënimi ynë.Titulli është i redaksisë së Revistës”Fjala”Shkrim i marrë ngaShkodraNews. Në fakt Tom Doshi dhe PSD , nuk është në panic , është në rritje elektorale falë ,mbështetjes që po merr ghjithënjë e më shumë nga banoret e Qarkut Shkodër. Kjo për vet faktin se Tom Doshi dhe PSD janë në rrugën e duhur , në misionin që vazhdon për tu qëndruar besnike votuesve të vet, Nderkaq , mbase realisht PS në qarkun Shkoder , dhe konkretisht ministrja që ka treguar se dijnë të “sulmojnë” Sali Berishen, po tregon se din edhe të mos qëndrojnë besnike ndaj aletave të saj, pra të Partisë Socialiste. Kështu në M.madhe grupui i Këshilltarve Socialdemokrat , por edhe strukturat e kësaj partie janë vënë , hjo në siklet , por po vëjnë në siklet abuzuesit e pushtetit lokasl në M. Madhe duke denocuar çditë me fakte konkrete “bëmat “ e tyre.Ndaj PSD si force e parë politike në M.Madhe, po “tronditë” theëmelet e “kalbura” të një pushteti local 8 vjeçar.
Tomë Doshi në panik, hedh në sulm të vetët; plas që në gusht në Malësi, priten lëvizja të forta në Shkodër.
———-‐——————————
Pas “muajit të mjaltit” që i parapriu zgjedhjeve të 14 Majit dhe fitores së socialistëve në 3 nga 5 bashkitë e qarkut Shkoder, mes Partisë Social Demokrate dhe asaj socialiste duket se ka nisur “lufta” post zgjedhore. Tomë Doshi e ka ndjerë tashmë rrezikun që po i kanoset nga e dërguara politike Elisa Spiropali dhe ka nisur betejat e para për të treguar dhëmbët ndaj të majtëve.
REVISTA FJALA, FJALA ESHTE PER P:OLITIK < PSD MISIONI VAZHDON
Nuk ka pritur përfundimin e verës por përkundrazi në kulmin e pushimeve të gushtit këshilltarët bashkiak të PSD janë hedhur në sulm ku shënjestra e parë është bashkia e Malësisë se Madhe e drejtuar nga Tonin Marinaj.
Marrëdheniet e këtij të fundit me Doshin duket se nuk janë aty ku duhet, pasi kryetari i bashkisë nuk po respekton marrëveshjen para zgjedhore për postet në administratë. Kaq ka mjaftuar që të nisin denoncimet për mos realizim dhe punë të pabëra në këtë bashki.
Por kjo duket se do të jetë vetëm maja e ajsbergut të asaj që pritet të sjellë shtatori, ku sulmet do të thellohen e këtë herë edhe në bashkinë Shkodër.
PSD e drejtuar nga Tomë Doshi po lihet pa poste në pushtetin vendor dhe shumë drejtori rajonale pritet ti hiqen me bekimin e Elisa Spiropali. Gjendur në këtë fazë Doshi ka përgatitur këshilltarët për një vjeshtë agresive me sulme të drejtëpërdrejta për punë të pa realizuara, rezultate të dobëta apo edhe vota kundër në këshillat bashkiak për projektet që do të paraqiten.
Dimri i acartë lidhet me pushtetin dhe kërcënimi për ti ulur influencën në qarkun Shkodër e kanë bërë PSD dhe vetë Doshin të mendojë këtë strategji e cila nuk dihet se sa do të jetë efikase por mund të jetë një këmbanë alarmi për punën e bashkive, në një kohë kur votat e këtij subjekti politik përbëjnë shumicë në shumë bashki.
Një përplasje e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët ndërsa tani këshilltarët kanë nisur punën duke grumbulluar të dhëna në terren për të denoncuar cdo punë që shqetëson komunitetin, që nga investimet e pakryera e deri tek abuzimet.
Nuk dihet nëse në këtë situatë do të ndërhyje Edi Rama dhe kujt do ti japë ai të drejtë në këtë mes, aleatit të fshehtë prej vitesh sic është Tomë Doshi, apo të besuares së tij, të deleguarës politike Elisa Spiropali. Konfigurimet e reja të shtatorit do ta thonë përgjigjen e tyre dhe pas kësaj, pritet të nisë “spektakli” i ri i një ndarje që mund të jetë “tragjike” për fatin politik të palëve në këtë mes./ShkodraNews.15.08.2023