Ps fiton Vorën, Shtëpia i Lirisë e dyta. Pd e Bashës e treta

0

Fituesi i Bashkisë Vorë sipas rezultateve paraprake është shpallur kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera me 7530 vota. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat bëri me dije se i dyti në radhë vjen Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2589 vota, ndërsa i fundit është kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku me vetëm 687 vota.“Dua të njoftoj që e kemi mbyllur procesin e votimit, kemi rezultatet për Bashkinë Vorë dhe sipas këtyre rezultateve që janë paraprake, pjesëmarrja janë 11 mijë e 96 zgjedhës. Fiton kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera me 7530 vota. I dyti vjen Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2589 vota, ndërsa i fundit është kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku me vetëm 687 vota.  290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat,”- tha Celibashi. 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.