Erzeni rikthehet në Superiore pas plot 19-vitesh. Hera e fundit që shijakasit militonin në elitën e futbollit shqiptar, ishte sezoni 2002-2003. Ndërkohë që me fitoren e sotme ndaj Vorës me shifrat 1-5, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede, arriti të siguronte matematikisht, biletën për në Kategorinë Superiore, kur ka mbetur për t’u luajtur edhe 1 javë nga fundi i kampionatit.Në përfundim të duelit ndaj Vorës, të zhvilluar në kompleksin sportiv “Internacional”, një festë legjitime shpërtheu në periferi të kryeqytetit, ku futbollistët e Erzenit, festuan me tifozët që kishin udhëtuar nga Shijaku këtë sukses madhështor. Në rikthimin e Erzenit të Shijakut në superligë pa medyshje ka kontributin e tij dhe futbollisti Koplikas Ersil Ymeri , i cili me lojen e tij ,plot energji , teknik , dhe disiplinë i ka dhënë skuadres jo pak pozitivitet.Ndaj ne urojmë Suksese Erzeni , Suksese Ersil Ymeri !