Pjerin Spathari, kandidati i Bindjes Demokratike emërohet drejtor i Bujqësisë

0

Ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku ka akuzuar sot kandidatin e Bindjes Demokratik në Malësinë e Madhe, Pjerin Spathari, se mori pjesë në një farsë elektorale.

Sipas PD-së, Pjerin Spathari, kandidati i BD pas dështimit në zgjedhjet e 30 qershorit është emëruar në postin e Drejtorit të Rajonal të Bujqësisë.

“Në zgjedhjet farsë, Edi Rama emëroi opozitën farsë. 30 Qershori ishte prova e qartë se Rilindja dhe Bindja janë nënë e bijë!

Kush ka patur keqkuptimin apo ka menduar ndryshe sot po i japim fakte se simbioza mes tyre është e pandashme.  Bindja është patericë e regjimit kriminal të Rilindjes si në votimet fallco ashtu edhe në vazhdim. Kështu është si në Shkodër dhe në gjithë Shqiperinë.

Pjerin Spathari kandidat i Bindjes Demokratike për bashkinë Malësi e Madhe, tani është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë së Rilindjes. Ky është shpërblimi për shërbimin e mercenarit”, thekson Ulqinaku.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.