Studiuesi Mark Bobnaj, do shkruante këto ditë: Dr.Ahmet Osja, simbol i vlerave shkencore. Unë sot pas promovimit të librit, të prof.dr,Zef Gjeta kushtuar këtij simboli të vlerave shkencore, duke vjelur dhe mendimet e të gjithë atyre që salla e Hotel Turizem Shkoder u “zvoglua” perballë pjresmarrsve në këtë promovim, do të shtoja….
Ahmet Osja simbol dhe i vlerave njerzore. Ky promovim libri edhe njëherë tregoj se njerëz të tillë, realisht vijne jo shpesh në jetë. Të gjithë ata që e moren fjalen, por edhe atyre që portokolli i këtij ëventi nuk ua mundësoj një hapësirë kohore e thanë një fjalë, e thanë një kujtim, një mbresë nga vitet e hershme apo dhe të tashme me takimet me profesor Ahmetin. Kështu ish ministri i bujqësisë Rexhep Uka e vlersoj aset kombëtar.
Një tjeter mjeshter i fjalës, gazetari i viteve të hershme Qemal Sakajeva, do të tregonte vlerat njerzore, bujarin e malësorit të mirë Ahmet Osja; ne asnjëherë kur vinim me sherbim në Shkoder nga gazeta “Bashkimi” nuk flinim ne Turizëm por në shtepinë e Ahmetit. Kështu me humor Qemali thot se profesori na kursente edhe djetat që merrnim për fjetje. Ndue Sanaj kryetar i shoqatës “Dukagjini” krahas të tjerave kujtoj edhe faktin se këshilli i Bashkisë M.Madhe e ka nderuar profesorin me titullin “Qytetar Nderi” Por në realitet kësaj rradhe këta të Bashkisë munguan, ndoshta në pritje të çertifikimit të mandatit të rifituar. Kësisoj copëzat e tregimeve rreth gjithë këtyre viteve jete në një liber rrodhen lirshëm, bukur dhe vertetë krijuan emocione tek të pranishmit. Por veçmas fjalës falënderuese, por edhe atyre këshillave që na jep perherë professor Ahmeti, edhe sot nuk mungoj një këshillë më mjaftë vlerë: Kushtoni gjithëmonë vëmëndjen e duhur dy shkronjave A dhe B, këto janë thelbi i jetës, arsimi dhe bujqësia. Në fund të eventit si qershija mbi tortë në këtë 80 vjetor të lindjës së shkencetarit Ahmet Osja, pikërisht në promovimin e librit të jetës së tij, lahutari tanimë legjëndë Jonuz Delaj krijoj realisht emocione dhe fitoj duasrtrokitje me këngën në lahutë kushtuar profesorit. Më tej jashtë formatit të këtij promovimi zyrtarë pjesmarrësit nuk janë larguar pa bërë foto me akademikun. Natyrisht edhe mjeshtri i madh Fadil Kraja, gjithënjë sfidues i vapës dhe viteve, nuk kishte se si të mos e uronte mikun e tij të moçem Ahmet Osja, edhe 100 vite jete!