Rama drejtuesve të tatimeve: Kush nuk jep rezultat, largohet

0

Në një takim në sallën e hartave në Kryeministri, Rama është treguar shumë i ash.për me drejtorinë e Tatimeve, duke thënë se dhënia dhe marrja e kuponëve është rikthyer në nivele shumë të ulta, më ke.q se përpara se të niste ak.sioni kundër informalitetit në ekonomi.

“Është rritur informaliteti, kush nuk ka rezultat, do të largohet nga sistemi”, deklaroi kryeministri.

“A ma thotë dot dikush nga ju si mundet që të kemi 15 mijë kasa joraportuese në biznese që figurojnë jo aktive, nga 112 mijë të tilla. Kush e mban përgjegjësinë për këtë, kujt i kërkohet çdo ditë përgjegjësia për këtë.

Kush i mbulon në territore këto pika të kuqe alarmi, dhe si mundet që të vijë dita dhe muaji i ri dhe këto vija të mbeten të kuqe. Pse nuk gjobiten kompanitë e kasave?”, u shpreh mes të tjerave Rama.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.