ORË PËRKUJTIMORE NË NDERIM TË GAZETARIT ESAT YMERI

0

Kur kan kaluar jo shumë ditë ndarjes nga jeta e ish gazetarit, publicistit të njohur jo vetem në M.Madhe, por edhe më gjerë, tashmë të ndjerit Esat Ymeri. Revista “Fjala” ku gazetari Esat Ymeri ishte redaktori sportiv i saj, si dhe shoqata kulrturore – artistike “Sali Mani”, antar i së cilës ishte Esat Ymeri, kanë organizuar në qytetin e Koplikut, ORË PËRKUJTIMORE. Pas mirënjohjes dhe vlersimit të figurës së Esat Ymerit në gazetari, ku u cilësua fakti se i perket një historie të gjatë rrugëtimi në gazetari, duke filluar me botimet në Gazeten lokale “Jeta e re” e më pas në gazeten qëndërore “Bashkimi”, në radio Shkodra, media keto të para viteve 1990. Ndersa në vitet e para të demokracise, do ishte gazeta “Repoublika” ajo që do perzgjidhte Esat Ymerin si korrospondentin e vetë per Shkodren, po kështu edhe gazeta “Sot” Ndërsa vitet e fundit gazeta me e madhe sporetive në vend “Panorama Sport” e ka patur gazetar te saj për M.Madhe. Ndërkohe që nga kolegu i tij nder vite dhe drejtues i revistes “Fjala “ Gezim Vuçaj është theksuar fakti se Esat Ymeri ishte, jo thjesht një i apasionuar pas gazetarisë, por edhe një njeri i kualifikuar, pikërisht në njerin nga kurset e gazetarisë, me mjaftë prej kolegve të tij në Shkoder, duke marrë leksione gazetarie nga petagoget më të mirë të Kohës si prof Hamit Boriçi e tjer. Në këtë takim ku ishin prezent edhe pjestar të familjes tashmë te të ndjerit Esat Ymeri, kanë folur edhe nënëkryetari I Bashkisë Sytki Ndrecaj, i cili veçmas të tjerave ka theksuar: Esati, ishte një njeri model dhe i perkushtuar për të percjell me realize, vecanarisht rrezultatet e ekipit të Veleçikut.
Poeti dhe njeherazi kryetari i departamentit te Shkrimtarve dhe krijuesve pranë shoqatës kulturore “Sali Mani”, Dak Keqaj eshtë ndalur tek njohjet dhe mbresat e veçanta të Esatit gjatë këtyre viteve të jetes aktive letrare së bashku. Ndërsa Jonuz Delaj do të shprehej: Na mungon, njeriu i mire, njeriu i bezëqeshjes Esat Ymeri. Në këtë orë përkujtimore, natyrisht që nuk kanë munguar koleget e tijë në Tv Malësia, në gazeten “Malesia” Rifat Ymeri, Syrja Smajlaj, por edhe mesazhi i percjell nga largë në mungesë nga historiani Ndue Bacaj. Ndërkohe qe Shyqyri Hysa, apo Shpend Zeneli e tjere sollen kujtime nga jeta e njeriut, që të vetmen gjë që nuk dinte ta bënte ishte zhurma per tu “dukur”. Gjithenjë i heshtur dhe I qeshur, gjithënje fjalë pak e mendimtar do e kujtojnë miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohen Esat Ymerin. Në fund nga Shoqaata “Sali Mani” dhe revista “Fjala” familjarve të Esatit u është dorezuar çertifikata e mirënjohjes, të cilen ia dorzuan Nenkryetari I Bashkisë Sytki Ndrecaj dhe Botuesi I rëvistës Gëzim Vuçaj.

Natyrisht në raste të tilla, dy pika loti nga familjaret dhe miqtë është mëse e ligjshme, ndaj vajza e Esatit me drithmen e buzëve përtej dhimbjes dhe krenarisë për babin e saj eshtë shprehur: Ju jemi mirënjohes ju të gjithëve, per këtë vlersim dhe nderim qe po i bëni njeriut tonë të shtrenjtë dhe të pa harruar. Kjo çertifikatë Mirënjohje që ne sot morem ështe dhe do mbetet një relike, një vlersim dhe obligim per të ruajtur emrin e mirë qe na la njeriu yne Esat Ymeri. Kështu ështe mbydhur kjo ore perkujtimore duke uruar mbarsi familjes dhe femijve te Esatit. Nderkaq behet e ditur se Revista “
Fjala” ne bashkpunim me Tv Kopliku, po pregadite se shpejti nje dokumentar, kushtuar njeriut te mire, gazetarit fjale pak e shkruas i sakt Esat Ymeri.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.