Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur ambasadorit të BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, i cili tha se opozita duhet të luajë rolin e saj brenda Parlamentit.Bardhi ka publikuar një foto nga deputetët e opozitës të ulur në tokë jashtë Parlamentit, të rrethuar nga Garda dhe i kujton se opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.
Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe”, deklaron Bardhi.
Hyrje Fjala per Ju... “Opozita duhet të luajë rolin e saj brenda Parlamentit”, Bardhi i përgjigjet...