Njerz që strukeshin në jakat e xhakoventave.

0

Bona Mulaj Lluka

Kisha minuta të tërë ulur në tavolinë,pa mu kujtuar se akoma nuk kisha porositur asgjë.
Jashtë kafenesë njerëz qe nxitimthi vraponin për të zënë vendet në autobuset e linjave të veriut,dukeshin sikur mëngjesi i kishte gjetur zbuluar,tek i shihje të strukeshin në jakat e xhakoventave.
Dajti aq sa të ndillte ti afroheshe për ta prekur borën e shumepritur,aq dhe të bente ti fshiheshe diku ku ambjentet e ngrohta të ndillnin.
Pas disa minutash një grua në gjysëmmoshë mu afrua me një kafe në dorë ..siç duket pa vetdije i kisha thënë të ma sillte.
Me habiti filxhani në dorë,pa tabaka,pa gotë ujë,sikur kur shkon diku per vaki,por nuk bëra zë.Gruaja që dukej sikur kishte harruar se kur kishte qeshur për herë të fundit,la kafene mbi tavoline e u largua.Nuk di që më tha “të bëftë mirë”,ose mbase unë s’e dëgjova.
E piva me dy te kapërdira e u ngrita,autobusi po nisej.
Më ngjante sikur po rrëshqiste jo sikur ecte në goma.Kete ndjesi ma jepte pamja e maleve rreth e rrotull mbushur me dëbore.
Shoferi sikur ta perthithte ç’po mendoja vuri një Cd me këngë te lehta të kahershme…
Autobusi u mbush nga zeri i embel i Nertila Kokes..”Me pa vellai sot me nje djale…”e zeri im që ndiqte këngën me kishte shkeputur nga ambjenti ku isha.
Tabloja pertej xhamave,muzika,të ftohtit qe me kishte mpirë këmbët,më kishin dërguar larg nga aty,ne nje tjeter kohë,në një tjeter vend.
A thua do kete rënë shumë deborë atje?
Kishte vetem nje mënyrë ta mësoja,të pyesja dikë me telefon..por jo.
Do me thoshin po ka rëne,po ngrin ngado..ç’ju desh kësaj bore të binte,s’e kerkuam etj etj pakenaqesi ndaj borës,që do me prishnin magjine e atij çasti.
Udhetimi zgjati me shume se zakonisht,ose ashtu mu duk mua.
Tashmë kengët lënë radhën njera tjetres me kishin derguar ne tjeter kohe,ne te cilen nuk shkoja dot me,bora ne nje tjeter vend,qe….hem
Germova shpejt ne çante,nxora telefonin e sikur trembesha se mos dikush ma fshinte këtë deshire,i telefonova tim biri-Mamush,nesër do ikim në Fushe Arrez,ka rënë dëborë.
E mbylla pa pritur konfirmimin e tij.
Qëndrova dhe ca ashtu me kokën mbeshtetur pas xhamit përhumbur.
Kujtoja femijerinë kur me gjithë këmbët e lagura e duart që nuk i ndjenim nga i ftohti,hundën e veshët e skuqur që na ngrinin,qeshnim pafund a thua se bota te gjithë lumturinë e saj e kishte mbledhur në qytetin tim,atje mes malesh..
Nga tëre kjo më zgjoj zëri i faturinos që thërriste-mos harroni bagazhet.
Kishim mberritur në Shkodër!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.