Nga:G.V
MALLLI
Larg unë
Ti afër.
Afër unë
Ti larg.
Ç’është kjo punë
Na bashkoj ky mall !!!.
BORA
Ca pika loti ranë mbi borë
Si yje të rë në u shkrin në vargë
Ike , si kujtim më le zëmrën në dorë.
Ah , sa i veshtirë ishte për tu kapercyer ky prag!
Bora e ngriu lotin në faqe.
Desh ta shpetonte në tokë të mos binte
Aty në mes syve dhe buzëve, gjeti paqe
Kush e di , bora apo loti më pare do ikte!
KUJTIME
Ikën si rrëzë dhe mbetën si hije
Diku në një qoshe të mëndjes hedhur
Thesare me vlerë, kujtime dashurie,
N’cep të zëmres, puthje në tentativë mbetur.
Centralistja e fshatit, alo të gjithëve u thonte
Berberi i hyri me gërshë e qethi puthjen tonë
Pa kërkuar falje tha;kam një Alo per dik sonte.
kështu mbeti në tentativë aso kohe puthja jonë.
Kujtimet,kanë marrë rrugën e kthimit, po vijnë
Perhërë mbesin të bukura dhe me vlerë…
Në arshivat e tyre kanë magazinuar dashurinë
Të freskët , të embël, ashtu siç ishte at’herë…..!
SHPELLA E FRASHNIT
Nga qielli u shkeput një yll
Në shpellë të frashnit ra
Erdhen gratë nëpër pyll
Cila kish fat e para me pa…!
Hëna është zëmruar
Rrëzët në pus i janë mbyt
Tek grykë shpelles afruar
Me vlakë dashuritë janë zhyt.
Gjyshja loke rrotullohet
Nuseve te reja u thot një fjalë
Isha e re dhe me kujtohet
Burrat shinin nje grua, grate nje djale!
Qindra vite kjo histori
Litaret n’grykë të shpellës nga një vij
Grat nxirrnin uij e jepnin dashuri
Burrat; se shuanin dot at zagushi..!
IKU..!
Iku një ditë plotë huqe
E gjitha e zbrazur…. boshe
Ndoshta kjo mbremje e kuqe
U ndez, nga mosmungesa jote..!
Në flakadanin e saj
Fytyrën tënde përftyroj
Nga faqet e hënës, rrjell loti i saj
Ike , ike, kot të kërkoj
Këtë ëndërr pres ta rikthej
Këtë poezi ta gris
Ikjes ti them , eja këtej
Një varg ndryshe të nis….!
TI…
Nga vetja s’të ndava asnjeherë
Ti gjithëmonë syte nga tjetri
Kështu luaj përherë
Tani do ikun Njeri..
Vjeshta nuk i lënë bashkë
Frutin dhe Gjethet
Këto të fundit bijen si pa dasht
Fruti lakuriq në mes tyre mbetët…
HAIKU NË TRE VARGJE
Kerkonim një arsye per tu ndar
Dhe e gjetëm,për hatër të Atij..
Nuk u bashkuam
…Sa i keq ky fati
Mua më mori prej të Ajo
ty të mori prej tek Aij…
MENGJEZËVE
Zgjohem herët në mëngjeze
per ti thënë hënës rrugë të mbarë
Dhe Diellit Mirëse erdhe….
në trotuare ndjejë hapin e fshesarëve
Në cep të një ditarje shoh fytyren e saj
Sikur më pyet:Për gjurmët e një nate më parë
Janë fshirë, apo dielli di ti thaj…?!